Flash

Icardi kërkon kontratë faraonike, Inter nuk është gati

Lapsi.al 20 September 2018
Icardi kërkon kontratë faraonike, Inter nuk është gati

Rinovimi i kontratës mes Inter dhe Mauro Icardit është ende larg, edhe pse palët janë në harmoni të plotë. Deri tani. Argjentinasi është i lidhur me zikaltrit deri në 2021, por në verë ka marrë propozime të rëndësishme nga Real Madrid, Psg e Juve (të gjitha mbi 10 milion euro), shifra shumë më të larta se 6 milionë që merr në Milano sulmuesi në këtë sezon, me rritjen e lehtë të fituar nga arritja në Champions.

Pozicioni i tij i është bërë i qartë shoqërisë: ndihet mirë tek Inter, nuk ka ndërmend ti vendosë nën presion, por pret nga Suning një propozim të denjë për lojtarin që është. Por për momentin sinjali që pret Icardi nuk ka ardhur ende e ajo që rrezikon më shumë, mes dy palëve në cështje, në këtë rast është shoqëria zikaltër, sepse skadenca e kontratës nuk është shumë larg. E pretendentët për Icardin nuk mungojnë ...

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI