Flash

Korrupsion dhe shpërdorim detyre, 6 policë të arrestuar në Kakavijë

Lapsi.al 20 September 2018
Korrupsion dhe shpërdorim detyre, 6 policë të arrestuar në

Gjashtë punonjës policie janë vënë në pranga në Kakavijë. Pas një hetimi disa mujor pro-aktiv me metoda speciale të hetimit, SHÇBA ka goditur veprimtarinë e paligjshme të ushtruar nga 6 punonjës policie dhe disa shtetas, në vijën e kalimit kufitar mes Shqipërisë dhe Greqisë, në zonën e Kakavijës.

Duke shpërdoruar detyrën, këta punonjës policie në kohë të ndryshme kanë lehtësuar kalimin e paligjshëm nëpërmjet vijës së gjelbër, kundrejt shpërblimit, për shtetas të ndryshëm që kanë patur probleme me lëvizjen në zonën ‘Shengen’. Për disa muaj me rradhë, efektivë të SHÇBA kanë mbajtur nën vëzhgim, përgjuar dhe kryer veprime simuluese, për të dokumentuar veprimtarinë e paligjshme të këtyre shtetasve.  Gjykata e Rrethit gjyqësor Gjirokastër ka vendosur për këta punonjës policie, masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Shërbimet e SHÇBA kanë arrestuar sot 7 persona:

Gentjan Gjolleshi, punonjës i Policisë Kufitare Gjirokastër;

Luan Shosha, punonjës i Policisë Kufitare Gjirokastër;

Roland Gega, punonjës i Policisë Kufitare Gjirokastër;

Afrim Çomo, punonjës i Policisë Kufitare Gjirokastër;

Edmond Nikolla, punonjës i Policisë Kufitare Gjirokastër;

Fatmir Beqo, punonjës i Policisë Kufitare Gjirokastër;

Besnik Sinani, nga Fieri.

Ndërkohë po punohet për ndalimin e një shtetasi tjetër të shpallur në kërkim, si pjesë e kësaj veprimtarie të paligjshme.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI