Flash

Kriminaliteti në vend, krerët e Policisë së Shtetit shpërndahen në rrethe

Lapsi.al 20 September 2018
Kriminaliteti në vend, krerët e Policisë së Shtetit

Kriminaliteti në vend ka detyruar Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit të nxjerrë një urdhër sipas të cilit do të kalojnë në filtër puna e cdo policie vendore në vend. Urdhëri që mban datën 12 shtator me numër protokolli 1423, zbret gjithë drejtuesit e policisë së shtetit në bazë.

Synimi i tyre është të monitorojnë strukturat vendore të policisë në lidhje me parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale. Drejtuesit më të lartë të policisë së shtetit si: Eduart Merkaj, Gjovalin Loka, Albert Dervishi, Arben Dashi, Sokol Bizhga etj, do të shpërndahen në drejtoritë vendore si edhe komisariate dhe do të kontrollojnë punën e të gjithë strukturës, nga punonjësi më i thjeshtë i policisë deri tek drejtori i policisë vendore.

Grupi i punës, ka përgjegjës një drejtues policie dhe anëtarë shefa sektorësh të drejtorisë së përgjithshme dhe sipas urdhrit të lëshuar nga Veliu ky kontroll është pa afat.

Në rast të konstatimit të shkeljeve apo parregullsive në policitë vendore do të ketë penalitet për drejtuesit e tyre.

Monitorimi i punës së policisë së Tiranës i është besuar drejtorit të analizës së informacionit kriminal Arben Dashi. Ndërsa për Policinë e Durrësit përgjegjës është drejtori i drejtorisë së rendit publik Albert Dervishaj. Qarqet problematike për kriminalitetin si Shkodra dhe Vlora u janë besuar Gjovalin Lokës dhe Aida Hajnës.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI