Flash

Mazhoranca voton prishjen e Teatrit, miratohen amendamentet e PS, mungon opozita

Lapsi.al 20 September 2018
Mazhoranca voton prishjen e Teatrit, miratohen amendamentet e PS, mungon opozita

Teatri kombëtar do të shembet. Ky ka qenë vendimi i maxhorancës parlamentare e cila ka miratuar në seancën e sotme plenare amendimet në ligjin që i hap rrugë prishjes së Teatrit Kombëtar. Me 75 vota pro maxhoranca pranoi dekretin e presidentit të republikës, dhe menjëherë nisi votimin e amendimeve të saj për teatrin. Sipas amendimeve të miratuara në Komisionin parlamentar të veprimtarisë prodhuese hapet gara për realizimin e projektit si dhe zhvillimin e zonës në qendër të kryeqytetit.

Shumica u tërhoq nga ligji i posaçëm i propozuar më parë nga Qeveria, pasi hasi në kundërshtime nga Komisioni Europian, i cili në letrën dërguar autoriteteve shqiptare theksonte se i inkurajonte ato “që të ndjekin pajtueshmërinë me parimet e prokurimit publik të BE-së dhe të sigurojnë qasje jodiskriminuese në treg”.

Dje opozita e bashkuar i dërgoi një letër kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi ku i kërkonte të mos përfshijë në seancën e sotme ligjin për teatrin. Në letrën e përbashkët që dy kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili i kanë dërguar Ruçit thuhet se “miratimi ‘pro’ i Dekretit të Presidentit, sjell automatikisht rrëzimin në tërësi të ligjit.” Po dje kreu i PD-së Lulzim Basha pati një takim me artistë, intelektualë e qytetarë për çështjen e Teatrit.

Pas takimit Basha iu bëri apel deputetëve të Rilindjes të mos e votojnë sot ligjin për Teatrin, një ligj antikushtetues sipas kreut të PD-së. Votimi i amendimeve, tha Basha është një grusht shteti, ndërsa theksoi se të gjithë deputetët që do i votojnë do konsiderohen politikisht nga opozita si terroristë shtetërorë.

 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI