Flash

Rama në Opinion/ Pyetet 45 minuta, nuk jep asnjë përgjigje për Teatrin

Lapsi.al 20 September 2018
Rama në Opinion/ Pyetet 45 minuta, nuk jep asnjë përgjigje

Emisioni Opinion ku kryeministri ishte i ftuar para 4 gazetarëve i ka kushtuar 45 minutat e para të tij çështjes së shembjes së teatrit, por asnjë nga teleshikuesit nuk ka arritur të sqarohet nga asnjë pyetje përgjigje për akuzat konkrete që janë ngritur dhe për versionin e kryeministrit për to. Përshembull, Andi Bejtja bëri një pyetje nese duhet pritur për shembejen deri sa te kemi një Gjykatë Kushtetuese që të shprehet për ligjin special. Pas pyetjes vijuan batuta, biseda shkoi tek kinematë, vazhdoi në Elbasan, kaloi tek stadiumi, u komentuan shijet futbollistike të Robert Rakipllarit dhe vetëm përgjigje nuk u dha.

Pastaj Rama u pyet se si ka mundësi se mbi 80 % të garave dhe tenderëve i ka dhënë pa konkurrim. Biseda kaloi te BE, te rruga e Arbrit, te PPP e Gjermanisë, por përgjigje nuk u morën.

Gjatë emisionit,  nuk u përmend as sa para (thuhet mbi 200 milion Euro) fiton kompania Fusha, se si mbiu ai pronar i një ngastre të vogel mes 8 mijë metrave katrorë tokë publike, as pse u shmang Këshilli Bashkiak, as se pse u rivotua në kuvend një variant që të fitojë sërish Shkëlqim Demir Fusha….

Dhe kush ka pritur deri në fund se mos sqaronte ndonjë gjë më shumë për teatrin duke u përpjekur të kuptojë se pse Rama kishte pranuar të ballafaqohej për këtë temë duke mos sqaruar asgjë, ka mbetur i zhgënjyer. Sepse kryeministri edhe emisionin e kishte bërë me regjistrim, pasi nxitonte të shkonte në një darkë private. Atëherë pyetja që shtrohet është: Po pse doli kur kishte të tjera impenjime dhe s’kishte asnjë gjë për të thënë?

©Lapsi.al 

Të këshilluara

Përplasja/ Thaçi me SHBA, Ramushi me Merkel

Në kuadër të zhvillimeve të fundit lidhur me marrëveshjen e mundshme Kosovë-Serbi, e cila përfshin shkëmbim të territoreve mes vendeve, liderët në Kosovë janë n...

18:48

BBC: Ashpërsohet lufta tregtare SHBA-Kinë

Lufta tregtare midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës u agravua edhe më tepër, pasi të dyja palët shpallën tarifat e reja për mallrat e njëra-tjetrës. Dy supe...

20:08

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI