Flash

Skënder Bruçaj i pakënaqur me xhaminë: Po të kishim para, do ta kishim bërë ndryshe!

Lapsi.al 20 September 2018
Skënder Bruçaj i pakënaqur me xhaminë: Po të kishim

Christian Science Monitor i ka kushtuar së fundmi një shkrim Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë. Pas një hyrjeje prezantuese, që flet për investimin dhe stilin osman të saj, organizata në fjalë, e vë theksin te ndarja që ky objekt i ri ka prodhuar në Shqipëri. Xhamia konsiderohet si një objekt i domosdoshëm për besimtarët që ndonëse janë katërfishuar kanë po aq xhami sa ç’kishin në vitin 1960.

Gjithësesi ndërhyrja turke është një problem që nuk mund të neglizhohet. Dhe interesante është se kundër këtij projekti – ose më mirë kundër nëse do të kishte mundësi financimi – është edhe kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj.

“Nëse ne do të kishim paratë, do të kishim bërë diçka ndryshe. Por gjërat ishin vendosur më parë…nuk është e lehtë për ne”, shprehet Bruçaj, që dëshmon kështu shenja të pakënaqësisë me Tiranën zyrtare e cila autorizoi një ndërtim të kësaj natyre.

Mungesa e parave dhe loja me objektet e kultit që bëhet në Shqipëri lexohet mirë edhe nga qyetarët që flasin për CSM:

“Kjo tregon se jemi të dobët” shprehet dikush, duke vënë gishtin në plagë.

Roli i Erdoganit në këtë histori nuk ka për t’u harruar.

Zëra kundër lojërave dhe show të Erdogan vijnë edhe nga universiteti “Epoka”, që është i afërt me turqi.

“Do të ishte e paimagjinueshme që të shikonim presidentin e Italisë në hapjen e një kishe katolike”, citohet Niuton Mulleti, lektor në këtë universitet.

Në shkrim përmendet edhe bashkëpunimi i Edi Ramës për largimin e gulenistëve, një nënshtrim ndaj “vëllait të madh”.

 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI