Flash

U plagos dje në zonën e Unazës së Re, ndërron jetë në spital 38-vjeçari

Lapsi.al 20 September 2018
U plagos dje në zonën e Unazës së Re, ndërron jetë

Ka ndërruar jetë në spitalin e Tiranës shtetasi Olsi Lelo, 38 vjeç, i plagosur dje në zonën e Unazës së Re.

Gjatë ditës së djeshme Rezmi Caushaj plagosi me thikë Olsi Lelon pasi ishte kundër lidhjes që kishte vajza e tij më këtë të fundit.

51-vjeçari ka tentuar disa herë t’i ndajë, por kur nuk ia ka arritur qëllimit, ndaj ka ftuar të dashurin e vajzës në një lokal dhe më pas e ka goditur me thikë duke e lënë të plagosur, por gjatë ditës së sotme ai ndërroi jetë në spital.

Njoftimi i policisë:

Plagos me mjet prerës 40 vjeçarin pas një konflikti për motive të dobëta. Policia kap dhe shoqëron autorin. Nga shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6, u bë kapja dhe shoqërimi i shtetasit : – R. C. Ky shtetas ditën e sotme rreth orës 10:15, në zonën e “Unazës së Re” pas një konflikti, ka plagosur me mjet prerës një shtetas të moshës rreth 40 vjeç i cili aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Vijojn veprimet e mëtejshme hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI