Flash

Aksident i trefishtë në Shkozet

Një aksident i rëndë rrugor me përfshirjen e tre automjeteve ka ndodhur në aksin hyrës të autostradës në Durrë...

20:13

Mbi 29 mijë familje dolën nga skema e ndihmës ekonomike këtë vit, përfitimi 35% më i ulët se minimumi jetik

Lapsi.al 21 September 2018
Mbi 29 mijë familje dolën nga skema e ndihmës ekonomike

Reforma në ndihmën ekonomike ka nxjerrë nga skema më shumë se 29 mijë familje në të gjithë vendin, sipas të dhënave të fundit të INSTAT. Në gjashtëmujorin e parë të vitit përfituan ndihmë ekonomik  rreth 52 mijë e 700 familje, nga rreth 81 mijë e 900 mijë familje që ishin në gjashtëmujorin e parë të vitit 2017.

Nga të dhënat shihet se mbi 35 për qind e familjeve që më parë trajtoheshin me ndihmë, tani nuk e marrin më. Mirëpo teksa numri i familjeve është shkurtuar me ritme të larta, masa e ndihmës për familje ka shwnuar njw rritje tw lehtw.  Në gjashtëmujorin e parë të 2018 paga mujore ishte rreth 5,100 lekë, nga rreth 4,200  lekë që ishte në gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar.

Kësti mujor i ndihmës ekonomike është shumë më i ulët si minimumi jetik. Aktualisht sipas standardeve ndërkombëtare të varfërisë minimumi jetik është 2 dollarë në ditë. Shuma kjo e konvertuar me monedhën vendas i bie rreth 8 mijë lekë në muaj. Ndërsa sipas studimeve kombëtare (Avokati i Popullit 2016) minimumi jetik në Shqipëri për një person është 16 mijë lekë në muaj.

Edhe pse numri i familjeve që përfitojnë ndihmë ekonomike po shkon drejt përgjysmimit, pagesa për ndihmën ekonomike është 35 për qind më e ulët se kufiri ndërkombëtar i minimumit jetik dhe 68 për qind më i ulët se vlerësimet kombëtare.

Në shkurt të këtij viti, aplikimi i sistemit të ri të Ndihmës Ekonomike nxori nga skema disa mijëra familje duke ulur me më shumë se 1 të tretën numrin e familjeve që përfitonin.

Në atë kohë shumë prej familjeve shprehën ankesën se ishin përjashtuar me pa të drejtë dhe se kriteret e përdorura nuk ishin tregues realë të situatës. Kjo bëri që bashkitë të mbyteshin me ankimime, të cilat i transferoheshin më pas Ministrisë së Mbrojtjes Sociale e cila është edhe përgjegjësja për projektin. Por nga ajo kohë duket se edhe vetë institucionet kanë konstatuar se numri i familjeve të varfra është më i madh sesa ajo që sistemi ka “mbajtur” falë plotësimit të kritereve.

Një rishikim i fundit i projektit “Modernizimi i Asistencës Sociale” nga ekipi i Bankës Botërore dhe  publikuar këto ditë tregon se në fakt banka është në negociata me qeverinë për të parë mundësinë e shtimit të numrit të familjeve të varfra në skemë.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta ish deputeti socialist

Ish deputeti socialist i Elbasanit, Durim Hushi është ndarë nga jeta në moshën 65 vjeçare. Hushi ka ndërruar jetë në Gjermani për shkak të një sëmundjeje të rën...

23:45

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI