Flash

Messi e Icardi "padronët" e Champions

Lapsi.al 21 September 2018
Messi e Icardi "padronët" e Champions
Të dy argjentinas, të dy me talent të pafund e të dy në një garë ku dolën fitues së bashk. Lionel Messi ishte kandidati për të fituar çmimin "Goli më i bukur i javës", me goditjen e dënimit që hapi rezultatin në debutimin në Champions kundër PSV Eindhoven. Por nëse u detyrua ti dorëzohej në këtë rast golit të Mauro Icardit, tregolëshi i shënuar me Barcelonën kundër hollandezëve (tregolëshi i tetë rekord në historinë e Champions League) e shpalli atë Lojtarin më të mirë të javës. Mauro Icardi bëri debutimin e ëndërrave në San Siro kundër Tottenham. E djathta fluturimthi nga jashtë zonës që befasoi Vorm është zgjedhur nga Uefa si goli më i mirë i mbrëmjes së parë të Champions League. "Goli i parë në Champions, goli i parë i javës" shkruan në tëeet kapiteni i Inter.

Të këshilluara

Video/ Higuain nxjerr Milan nga telashet

Po rezultonte shumë më e vështirë se sa parashikohej transferta e Milan në Luksemburg, përballë Dudelanzhe. Praktikisht për një orë loje vendasit kanë rezistuar...

22:26

Video/ Arsenal po e kthen në goleadë

Nuk ndalet Arsenal në shtëpi dhe shënon edhe golin e tretë 6 minuta pas të dytit. Kundër Vorsklas Topcinjtë po e shndërrojnë në goleadë dhe realizojnë përsëri n...

22:21

Video/ Welbeck vendos sigurinë për Arsenal

Arsenal shënon edhe golin e dytë në Emirates përballë Vorskla në ndeshjen e parë të grupit E në Europa League. Welbeck ka shënuar golin e sigurisë në minutën e ...

22:12

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI