Flash

Shqiptari nxjerr veshkën për shitje në internet, firma bllokon ofertën

Lapsi.al 21 September 2018
Shqiptari nxjerr veshkën për shitje në internet, firma bllokon

"Për shkak të mungesës së parave, unë ju ofroj një nga veshkat e mia. Kurrë në jetë nuk kam pirë duhan, nuk kam pirë alkool, jam ushqyer shëndetshëm dhe kam ushtruar sport. Për pyetje apo paqartësi, unë jam i gatshëm t`ju ndihmoj”. Ky është përshkrimi i produktit për një ofertë jo të përditshme në Ricardo.ch.nga një shitës i dyshuar shqiptar.

Oferta minimale për një veshkë fillon me 50.000 franga, për një çmim blerje prej 100.000 frangash, që mund të shitet menjëherë. Shitësi të hollat ia ka dashur të gatshme. Por, ai premton një veshkë të shëndetshme, e cila mund të dorëzohet menjëherë. Mbetet e paqartë se si do të zhvillohej transplantimi saktësisht dhe se si do të testohej funksionimi i veshkës. Detajet rreth dorëzimit do të duhej të diskutoheshin.

Oferta është dashur të zgjasë deri më 29 shtator. Deri të enjten në mëngjes, ajo ka qenë ende e disponueshme. Në ndërkohë, ju nuk mund ta bleni veshkën më. Pasi Ricardo.ch ka hequr menjëherë ofertën. Në vend të kësaj, shfaqet një mesazh ku thuhet: “Kjo ofertë nuk përputhej me termet dhe kushtet e Ricardo.ch, prandaj është ndërprerë para kohe”.

Sipas zëdhënësit Simon Marquard, veshka ishte në internet gjatë natës së mërkurë menjëherë pas mesnatës. “Menjëherë pas kësaj, nga një përdorues i shërbimit është raportuar tek Ricardo. Oferta u mbyll në mëngjes, dhe kjo iu komunikua edhe shitësit”. Sipas Marquard, Ricardo ka disa mekanizma kontrolli të automatizuara dhe manuale që kontrollojnë ofertat. Përveç kësaj, Ricardo kontrollon njoftimet e ndryshme, të cilat raportohen drejtpërdrejt nga anëtarët.

Marquard vë në dukje: “Nuk është kurrë e qartë nëse një ofertë e tillë vërtetë është serioze. Sidoqoftë, është e ndaluar që të ofrohen organe dhe pjesë të tjera të trupit njerëzor përmes Ricardo-s. Kjo është gjithashtu e përmendur në mënyrë eksplicite në listën tonë të ndalimeve”.

Deri më tani nuk dihet ndonjë rast i mëtejshëm i ofertimit të veshkës.

“Natyrisht, kuriozitetet vazhdojnë të shfaqen në Ricardo, gjë që në rastin më të mirë tregon gjithashtu edhe humor. Psh, për një person i cili donte të shiste motrën e tij, sepse ajo këndonte me zë të lartë etj. Gjithashtu edhe kjo ofertë është hequr. Këtu dikush ka dashur të zbulojë nëse tek Ricardo mund të shitet gjithçka dhe asgjë”./ Albinfo.ch

Të këshilluara

Ndahet nga jeta ish deputeti socialist

Ish deputeti socialist i Elbasanit, Durim Hushi është ndarë nga jeta në moshën 65 vjeçare. Hushi ka ndërruar jetë në Gjermani për shkak të një sëmundjeje të rën...

23:45

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI