Flash

Tite "përjashton" Douglas Costa: "Episodi tregoi mungesë disipline"

Lapsi.al 21 September 2018
Tite "përjashton" Douglas Costa: "Episodi tregoi

Nuk është periudha më e mirë për Douglas Costa. Pas dënimit për 4 ndeshje, gjobës prej 100 mijë euro dhe dëmtimit në ndeshjen e Champions kundër Valencias ka ardhur edhe lënia jashtë nga kombëtarja e Brazilit.

Lista e të grumbulluarve për miqësoret e Brazilit në 12 dhe 16 tetor kundër Arabisë Saudite dhe Argjentinës janë publikuar me tre javë avancë, por ajo që bie në sy është mungesa e sulmuesit të Juventus Douglas Costa. Tite nuk ka hezituar të qartësojë se lënia jashtë Seleçao ka ardhur si për shkak të dëmtimit, por edhe për pështyrjen ndaj Federico Di Francesco në ndeshjen me Sassuolo. "Incidenti në kampionat është një akt që ka treguar mungesë disipline".

Mes atyre që mungojnë figurojnë edhe Thiago Silva, Filipe Luis, Luiz Gustavo e Willian. Në vend të tyre do të provohen Eder Militao, Pablo, Walace e Malcom. Por për ata që nuk janë thërritur nuk është se bëhet fjalë për përjashtim: "Si kam thënë herë të tjera, do të ketë rast për të gjithë ata që kanë mbetur jashtë", ka shpjeguar Tite.

LISTA E PLOTE

Portierë: Alisson (Liverpool), Ederson (Manchester City), Felipe (Gremio)

Mbrojtës: Fabinho (Liverpool), Danilo (Manchester City), Alex Sandro (Juventus), Marcelo (Real Madrid), Marquinhos (PSG), Joao Miranda (Inter), Eder Militao (Porto), Pablo (Bordeaux)

Mesfushorë: Casemiro (Real Madrid), Walace (Hannover), Arthur (Barcellona), Fred (Manchester United), Philippe Coutinho (Barcellona), Renato Augusto (Beijing Gouan)

Sulmues: Everton (Gremio), Roberto Firmino (Liverpool), Gabriel Jesus (Manchester City), Malcom (Barcellona), Neymar (PSG), Richarlison (Everton)

Të këshilluara

Messi e Icardi "padronët" e Champions

Të dy argjentinas, të dy me talent të pafund e të dy në një garë ku dolën fitues së bashk. Lionel Messi ishte kandidati për të fituar çmimin "Goli më i bukur i ...

17:15

Video/ Higuain nxjerr Milan nga telashet

Po rezultonte shumë më e vështirë se sa parashikohej transferta e Milan në Luksemburg, përballë Dudelanzhe. Praktikisht për një orë loje vendasit kanë rezistuar...

22:26

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI