Flash

Arrestimi i trajnerit të kombëtares si pjesë e një grupi kriminal, reagon FSHF

Lapsi.al 22 September 2018
Arrestimi i trajnerit të kombëtares si pjesë e një grupi

Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar pas ndalimit nga Policia e Shtetit të trajnerit të përfaqësueses shqiptare të futbollit të femrave, Armir Grima, si i lidhur me grupin kriminal “Bajri” në Shkodër.

FSHF i bën thirrje opinionit sportiv që të mos dalë në përfundime të parakohshme për “një njeri të shkëlqyer dhe me reputacion në qytetin verior”.

“Federata Shqiptare e Futbollit është njohur me ngjarjen e fundit të komunikuar zyrtarisht nga ana e Policisë së Shtetit, për ndalimin e z.Armir Grima, aktualisht trajner i ekipit kombëtar të femrave të futbollit. FSHF në qëndrimin e saj është e prirur të besojë në pafajësinë e plotë dhe mospërfshirjen e trajnerit Armir Grima në rrjetet kriminale për të cilën është ndaluar nga ana e autoriteteve të rendit.

FSHF mbetet shumë sensitive karshi kësaj ngjarjeje, por njëherësh është në pritje të zbardhjes së plotë të akuzës, që rëndon mbi trajnerin Grima, duke pritur verdiktin e drejtësisë. Një moment i tillë nuk mund të përbëjë objekt sulmi karshi Armirit, për sa kohë drejtësia nuk ka dhënë vendimin e saj, madje as nuk ka nisur ende të bëjë punën e saj.

FSHF do të ndjekë me shumë qetësi dhe seriozitet ecurinë e kësaj ngjarjeje, duke ftuar njëherësh të gjithë të presin mbylljen e procesit dhe të frenojnë emotivitetin e tyre momental karshi Grimës, që mbetet një familjar i shkëlqyer dhe një njeri me reputacion dhe personalitet të lartë në ambientin e futbollit shqiptar, dhe jo vetëm”, - lexohet në reagimin e FSHF-së.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI