Flash

Çudia/ Lejpzig humbi dy lojtarë për shkak të celularit...

Lapsi.al 22 September 2018
Çudia/ Lejpzig humbi dy lojtarë për shkak të celularit...

Sikur të mos mjaftojnë rezultatet zhgënjyese për Red Bull Lejpzig shtohet edhe mungesa e përqendrimit. Por ndoshta ky është edhe shkaku që skuadra gjermane nuk po befason më.

Ralf Rangnick ka pranuar se brenda dhomave të zhveshjes ka disa probleme sjellje: “Para ndeshjes me Salsburgun ndodhën gjëra që nuk mund të ndodhin. Nëse do ta dija më parë, nuk do të kisha futur në lojë disa persona. Është tregues përse disa lojtarë nuk ishin gati për ndeshjen”.

Cështja shpërtheu të enjten dhe është absurde. Ndërsa skuadra po ndërrohej në dhomat e zhveshjes pak minuta nga fillimi i ndeshjes me Salsburgun, Jean-Kévin Augustin e Nordi Mukiele nuk ishin me pjesën tjetër të shokëve. Të dy u kërkuan në të gjithë impiantin dhe u gjetën në pankinë. Kishin kufjet në vesh dhe celularin në duar, duke mos kuptuar se skuadra ishte futur në dhomat e zhveshjes.

Për shkak të sjelljes së tyre Lejpzig doli me dy minuta vonesë në nxemje dhe për këtë arsye do të gjobiten. Dy lojtarët luajtën shumë keq dhe Mukiele, është zëvendësuar që në fund të pjesës së parë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI