Flash

I pavdekshmi Tabarez: 71-vjeçari do të bëhet i trajneri i tretë më jetëgjatë në histori

Lapsi.al 22 September 2018
I pavdekshmi Tabarez: 71-vjeçari do të bëhet i trajneri i
Oscar Washington Tabarez ka rinovuar për katër vjet të tjerë, deri në 2022, kontratën si trajner i Uruguajit. Lajmi është bërë publik nga Feredata Uruguaiane e Futbollit. Trajneri ekspert, 71-vjeçar, drejton "Celeste"-n nga 2006 dhe nëse do të arrijë deri në fund të kontratës do të bëhet i treti më jetëgjatë në historinë e futbollit, pas Vittorio Pozzo (19 vjet), Hugo Meisl (18) dhe duke barazuar me Paul Philipp dhe Walter Winterbottom (16). Më i fortë se sëmundja, një neuropati kronike që sulmon sistemin motorik, më i fortë se mosha që avancon pa u ndalur. Tabarez do të vazhdojë të drejtojë Uruguajin e tij të dashur të paktën deri në moshën 75 vjeçare. I ulur në stolin e Celeste që nga marsi i vitit 2006, ish-trajneri i Milanit fitoi një Kupë America në 2011 dhe mori pjesë në katër Kupat e Botës: rezultati më i mirë, vendi i katërt në Afrikën e Jugut në vitin 2010. Me 185 ndeshje është trajneri me më shumë stola të histori. Objektivi i ardhshëm është vendi i tretë ndër trajnerët me drejtimin më jetëgjatë. Nëse do të përfundojë mandatin e tij në vitin 2022, do të jenë përpara dy trajnerëve të fillimit të viteve '900: Vittorio Pozzo, i cili drejtoi kombëtaren italiane nga viti 1929 deri më 1948, dhe austriaku Hugo Meisl, i cili udhëhoqi ekipin kombëtar të vendit të tij për 18 vjet, nga viti 1919 deri më 1937.

Të këshilluara

Messi e Icardi "padronët" e Champions

Të dy argjentinas, të dy me talent të pafund e të dy në një garë ku dolën fitues së bashk. Lionel Messi ishte kandidati për të fituar çmimin "Goli më i bukur i ...

17:15

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI