Flash

Pas arrestimit të trajnerit Grima, Rudi Vata zbulon një nga ndeshjet e trukuara

Lapsi.al 22 September 2018
Pas arrestimit të trajnerit Grima, Rudi Vata zbulon një nga ndeshjet e

Arrestimi i trajnerit të Kombëtares së Femrave, Armir Grima, ka bërë bujë ditën e shtunë. Bashkë me të është arrestuar edhe portieri shkodran i Besëlidhjes, Fabiol Rexhepi. Ai që ka denoncuar prej vitesh Grimën ka qenë pikërisht Rudi Vata. I kontaktuar nga “Panorama Sport”, ish-trajneri i Vllaznisë tregon se si Grima ka ndikuar në dëm të tij dhe klubit shkodran.

“Dihet pazari i kësaj që ka ndodhur. Grima, bashkë me Kujtim Shabën (ish-drejtues te Vllaznia) janë organizuar për dëmtuar punën time, duke ndikuar në humbjen e Vllaznisë ndaj Pogradecit në vitin 2012, kur unë kam qenë trajner. Grima ka qenë protagonist edhe në ndeshje të tjera, në bashkëpunim me FSHF dhe bashkinë Shkodër. Faktet janë pa fund, por shteti ynë dhe FSHF nuk i trajton me seriozitet çështje të tilla kaq delikate”, – ka thënë Vata për gazetën.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI