Flash

Profil/ Nderi i humbur i Arta Markut

Lapsi.al 22 September 2018
Profil/ Nderi i humbur i Arta Markut

Ajo që po ndodh në Prokurorinë e Përgjithshme nuk është asgjë më shumë sesa fundi qesharak, i një paralajmërimi që ishte bërë në mënyre tragjike. Kur në vjeshtën e vitit që shkoi, shumica socialiste hodhi për herë të parë idenë, menjëherë sapo kishte plasur skandali i Saimir Tahirit, se ata do ta zgjidhnin vetëm me votat e tyre shefin e institucionit të akuzës, në publik u krijua një paragjykim i madh: ata po kërkonin të kapnin prokurorinë.

Kundër këtyre akuzave përfaqësuesit e PS u mbrojtën me tre argumenta. prokurorja e re do të qëndronte vetëm pak kohë në detyrë (e shumta dy tre muaj), ajo nuk rrezikonte të dëmtonte dosjen Tahiri, se si e përkohshme e kishte të ndaluar të pezullonte apo të lëvizte prokurorët, se ajo do të qe në post vetëm për të mbushur një boshllëk kalimtar kushtetues.

Këtyre arsyetimeve opozita iu përgjigj me pretendime 180 gradë të ndryshme. PD-ja tha se prokurorët e çështjes Tahiri, ata që u linçuan publikisht nga Rama dhe mediat pranë tij, do të shmangeshin nga kjo dosje, se Arta Marku nuk do të shkulej nga ajo zyrë për një kohë të gjatë dhe se ajo do ti shkatërronte të gjitha dosjet që e shqetësonin qeverinë.

Sot, 9 muaj më pas, është e lehtë të bësh bilancin se kush gënjeu. Me qëllim apo “rastësisht” znj. Marku u soll fiks siç kisin paralajmëruar ata që e kundërshtonin emërimin e saj vetëm me votat e PS.

Dhe rasti më ilustrues për këtë, është çështja e Saimir Tahirit.

Sapo mori detyrën Arta Marku lejoi një dëshmitar vendimtar, financierin e bandës së Habilajve, Nazer Seitin, që t'i shpëtonte prokurorëve të dosjes Tahiri duke u ekstraduar në mënyrë të paligjshme në Itali edhe pse prokuroria shqiptare po e hetonte atë në lidhje me çështjen Tahiri-Habilaj.

Por nëse, Hajdarmataj i cili tashme qe sulmuar egërsisht nga mazhoranca u ndëshkua me zbritje në detyrë, partnerja e tij në dosjen Tahiri, Elisabeta Imeraj , u hoq qafe me ngritje. Ajo u emërua prokurore e Tiranës. Dhe tani së fundi, kur institucioni i prokurorisë i drejtuar përkohësisht prej saj, është shndërruar në një bordello ku gra me funde dhe burra me pantallona, kapen për flokësh dhe zihen me grushte, ajo përfitoi nga procesi i Shullazit për të zhdukur të gjithë prokurorët që fillimisht hetuan Tahirin.

Lexo më tej mbi temën:

Opozita padit për shpërdorim detyre Arta Markun: Largoi prokurorët e çështjes Tahiri  

Arta Marku reagon pas ‘furtunës’ në Prokurori: Çfarë po ndodh me dosjen “Tahiri” dhe “Shullazi”

Ky rast ilustrues që tani zë vend edhe në padinë që opozita ka ngritur kundër saj, tregon gjithçka. Ai dëshmon se gruaja nga Shkodra që dikur rrinte poshtë Ulsi Manjës në prokurorinë e këtij qyteti, po përdoret si një leckë e zhubrosur nga kjo shumicë. Ajo po i qëndron besnike imazhit të parë të saj, në ditën që mori detyrën në një parlament të mbushur me tym dhe flakë, kur socialistët e vunë të thotë “betohem” në kushte aspak normale.

ONM dyshon mbi aftësinë profesionale të Arta Markut

Andi Bushati: Arta Marku një grua e rrëmbyer nga Rilindja

Ajo po i qëndron besnike linjës së shërbyesve politikë në prokurori që ka nisur me Alush Dragoshin, Arben Qeleshin, Genc Gjokutajn, në kohën e Berishës së parë.

Institucioni i akuzës në këto tre dekada ka pasur dy profile prokurorësh: ata që ishin militantë politikë dhe ata që i shërbenin politikës me bindje duke e kthyer këtë një në biznes fitimprurës për gjobat që u vinin të tretëve.

Natyrisht deri më tani, Arta Marku nuk ngjan me këtë kategorinë e dytë. Për të, nuk ka ende qoftë edhe zërat më të dobët për allishverishe dhe korruptim.

Por përditë e më shumë, ajo po i ngjan një profili tjetër, po aq të rrezikshëm, atij të prokurorëve militantë politikë.

Prandaj në atë institucion që e ka brejtur çdo besueshmëri, duke u bërë edhe një arenë kacafytjesh fizike, ajo po shfaqet si ikona e nderit të humbur. Dhe fatkeqësisht këtu në lojë nuk është vetëm fati i kësaj ish prokuroreje province, që një ditë jeta ia kryqëzoi rrugën me atë të Ulsi Manjës.

Këtu në lojë është kredibiliteti i krejt reformës në drejtësi. Sepse kjo grua është emërimi i parë i madh pas miratimit të kësaj reforme. Në këtë kuptim ajo është lakmuesi që na bën të kuptojmë se ç’na pret më pas.  

©Lapsi.al

Të këshilluara

Përplasja/ Thaçi me SHBA, Ramushi me Merkel

Në kuadër të zhvillimeve të fundit lidhur me marrëveshjen e mundshme Kosovë-Serbi, e cila përfshin shkëmbim të territoreve mes vendeve, liderët në Kosovë janë n...

18:48

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI