Flash

Serie A/ Lazio e Napoli super, lëkundet pankina e Di Francesco

Lapsi.al 23 September 2018
Serie A/ Lazio e Napoli super, lëkundet pankina e Di Francesco

Napoli e Lazio tregojnë forcën, në tentativë për tu vënë në ndjekje të Juventusit kryesues, ndërsa zhgënjimi i javës është përsëri Roma, që me humbjen në Bologna lëkund keq pankinën e teknikut Di Francesco. Skuadra e Ancelottit e udhëhequr nga Inisgne, autor i dy golave, imponohet në Torino, ndoshta si provat gjenerale para përplasjes me bardhezinjtë, pas dy javësh. Torino nuk u fut asnjëherë në lojë e bllokuar me efikasitet eksperti nga Ancelotti dhe 4-2-3-1 i tij. Insigne pas Mertens ishte një sistem që funksionoi, për më tepër kur fillon të shënojë edhe Verdi.

Rinovimi i kontratës së Ciro Immobile dhe Milinkovic Savic sic duket ka qenë motivuesi më i mirë për dy yjet e Lazios, që shkuan në gol në ndeshjen me Genoan. Skuadra e Inzaghit dominoi fushën dhe e mbylli ndeshjen përpara se kuqeblutë të reagonin. Pas një fillimi jo të mirë të Lazios, duket sikur po përmbushen fjalët e Igli Tares, se bardhekaltrit do të bëjnë një sezon të rëndësishëm.

Sukses edhe për Udinesen, ndërsa Roma është në krizë të plotë. 2-0 në Bologna dhe vendi i 12 me vetëm 5 pikë për skuadrën e Di Francescos. Pas disfatës me Realin dhe alarmit të lëshuar nga tekniku, pritej një performancë krejt tjetër nga verdhekuqtë, që janë shfaqur pa ide e të brishtë në cdo sektor të fushës...

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI