Flash

Shtatë fitore në shtatë ndeshje, Liverpool i Klopp bën historinë

Lapsi.al 23 September 2018
Shtatë fitore në shtatë ndeshje, Liverpool i Klopp bën

Liverpool është një klub me histori të madhe, por kurrë si nën drejtimin e Jurgen Klopp nuk ka bërë këtë start sezoni. Emrat e mëdhenj të kampionëve të dikurshëm të të kuqve mund të ngacmojnë mendimet, por ajo që po bën tekniku gjerman me Salah, Mane, Firmino është unike.

Në 126 vjet histori klubi i Anfield Road asnjëherë nuk kishte marrë shtatë fitore në shtatë ndeshjet e para të sezonit. Pasi arriti si finalist në Kive për trofeun e Champions League, Klopp nuk do të ndalet më dhe premton në këtë sezon gjëra të rëndësishme.

E para u arrit 7x7 me gjashtë fitore në kampionat dhe një në Champions. Të kuqtë kryesojnë Premier League me pikë të plota, duke likuiduar në debutim West Ham, përpara se të kalonin me radhë Crystal Palace, Brighton, Laicester, Tottenham, Pasris Saint Germain në Champions dhe një ditë më parë Southampton.

17 gola të shënuar dhe 5 të pësuar, pa llogaritur që në katër raste Allison e ka ruajtur portën të paprekur. Shifrat nuk gabojnë: ky Liverpool mund të fitojë shumë më tepër se vetëm titullin në Premier League dhe suksesi me PSG flet qartë...

REZULTATET E LIVERPOOL

Liverpool 4 - 0 West Ham United

Crystal Palace 0 - 2 Liverpool

Liverpool 1 - 0 Brighton & Hove Albion

Leicester City 1 - 2 Liverpool

Tottenham Hotspur 1 - 2 Liverpool

Liverpool 3 - 2 Paris Saint Germain

Liverpool 3 - 0 Southampton

Të këshilluara

Fillon Sampdoria-Inter në "Luigi Ferraris"

Fillon Sampdoria-Inter në "Luigi Ferraris". Pas fitores në Champions ndaj Tottenham 2-1, Inter do të kërkojë një tjetër sukses këtë radhë në Serie A ndaj Sampdo...

20:36

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI