Flash

Si u mbrojtën në gjykatë mjekët e arrestuar të Shkodrës

Lapsi.al 23 September 2018
Si u mbrojtën në gjykatë mjekët e arrestuar të

7 mjekët dhe infermierët e Spitalit të Shkodrës u liruan nga gjykata mes lotëve të gëzimit dhe të familjarëve të tyre. Seancën kishin ardhur për ta ndjekur edhe të sëmurë me zemër që prisnin mjekim.

Një prej tyre, Andrea Rajta, i pranishëm jashtë mjediseve të Gjykatës, tha se nuk ka mundur që të marrë shërbim për shkak se mjeku i zemrës, Edi Smajlaj, është i shpallur në kërkim dhe se rrezikon jetën e tij nëse nuk mjekohet. Si Andrea, janë çdo ditë minimalisht 20 persona.

Në këtë çështje vazhdon masa e sigurisë “Arrest me burg” për mjeken Dhurata Uruçi dhe mjekun Edi Smajlaj, të cilët janë ende në kërkim, ndërsa 7 të tjerët u liruan.

Në sallën e gjyqit, avokatët kundërshtuan duke thënë se mjekët dhe infermierët nuk kanë asnjë lidhje me atë çfarë akuzohen, pasi blerjen e stendave për operacione e kryen Ministria e Shëndetësisë. Gjithashtu, sipas avokatëve, stendat e blera janë përdorur në operacione. Në dy vite janë bërë 519 ndërhyrje dhe për një operacion mjeku duhet të ketë të gatshme 160 stenda.

Në sallën e gjyqit, vetë mjekët janë shprehur se ministria ka parashikuar gjithnjë e më shumë operacione për 2016, 2017 dhe 2018, ndaj edhe është bërë propozimi për blerjen e stendave 400 në 2016 dhe 700 në 2017.

Gjykata ka vendosur që të heqë masën e sigurisë, duke e revokuar atë për mjekun Luan Dragusha, duke e lënë të lirë, ndërsa i është hequr automatikisht edhe pezullimi nga detyra dhe tashmë do të rikthehet sërish në Spitalin e Shkodrës për t’iu shërbyer pacientëve të tij ashtu si më parë.

Ndërkohë, ish drejtori, Përparim Çela, është liruar me garanci pasurore prej 5 milionë lekësh të vjetër, ndërsa është i pezulluar sa i përket funksionit në administrimin e spitalit. Infermieri Renato Kepi është lënë me masën lehtësuese “Detyrim paraqitje”, ndërsa, po ashtu, i është hequr vendimi për pezullim nga detyra. Farmacistja Karmen Kaçulini u la e lirë me garancinë pasurore prej 3 milionë lekësh të vjetër, ndërsa është e pezulluar për të qenë pjesë e administrimit të spitalit, por kjo nuk e pengon atë që të vijojë punën e mëparshme në farmacinë e spitalit. Amanda Matlija u la e lirë me garancinë pasurore prej 2 milionë lekësh të vjetër, ndërsa do të vijojë punën e mëparshme si pjesë e administratës. Edhe Juliana Zhuri u la e lirë me garancinë pasurore prej 2 milionë lekësh të vjetër, ndërsa është e pezulluar nga detyra në administrim të spitalit.

Për Albana Mehmetajn u revokua masa e sigurisë, duke e lënë të lirë, ashtu si mjeku Dragusha.

Kush u arrestua

Pas nje hetimi dymujor te Prokurorise Shkoder ne bashkepunim me drejtorine e policise me kerkese te Prokurorise Shkoder u caktuan dhe ekzekutuan masa sigurie per shtetasit e meposhtem perfshi drejtues te Spitalit Rajonal Shkoder me akuzen per shperdorim detyre:

1-Arrest burg si dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” per Perparim Cela mjek (caktuar dhe ekzekutuar)

2-Arrest me burg dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” Dh.U (shpallur ne kerkim)

3-Arrest me burg dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” per Luan Dragusha mjek (caktuar dhe ekzekutuar)

4-Arrest shtepi dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” per Karmen Kaculini farmaciste .(caktuar dhe ekzekutuar)

5-Arrest me burg dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” per Renato Kepi infermier te hemodinamika (caktuar dhe ekzekutuar)

6-Arrest me burg dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” per E.S. mjek (shpallur ne kerkim)

7-Arrest ne shtepi dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” per Amanda Matlija (caktuar dhe ekzekutuar)

8-Arrest shtepie dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” per Juliana Zhuri (caktuar dhe ekzekutuar)

9-Arrest shtepie dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” per Albana Mehmetaj (caktuar dhe ekzekutuar)

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI