Flash

“Daltonët e Dobraçit, njerëzit e lidhur me 40 vrasje”

Lapsi.al 24 September 2018
“Daltonët e Dobraçit, njerëzit e lidhur me 40

Fiks dy muaj përpara se policia shqiptare të prangoste Safet Bajrin, gazeta e Antverpës publikonte një portret të njeriut më të rrezikshëm jo vetëm në Shkodër. Pieter Huyberechts i quan ata ‘Daltonët e Dobraçit’. Lexoni më poshtë tekstin e shkrimit.

Nga Pieter Huyberechts

Daltonët e Dobraçit, kështu quhen ata, katër vëllezërit kriminelë Rustemi. Në vendin e tyre janë të lidhur me 40 vrasje, të dënuar në vendin tonë për tentativë vrasje, shfrytëzim prostitucioni, zhvatje dhe trafik kokaine. Dy nga vëllezërit tanë janë këtu në qeli. Por më i kërkuari, Safet Rustemi, arriti të largohet nga vendi ynë pasi pagoi një garanci. Kjo frustroi ndjeshëm gjykatën në Bruksel. “Ai mendon se është i paprekshëm”, thonë dy burime ligjore këtu. “Kjo është e vërtetë”.

***

“Nëse nuk paguan, do të përdhunoj vajzën 12-vjeçare”. Ky ishte kërcënimi i Safet Rustemit, 33 vjeç, kur pronari i një kafeneje në Bruksel fillimisht nuk pranoi të përkulej para mafies shqiptare. Më në fund, ai pagoi, si thuajse të gjithë në qendër të kryeqytetit. E njëjtat histori në dhjetëra kafene në Schaerbeek, Koekelberg, Molenbeek, Anderlecht dheGanshoren.

Në vjeshtën e vitit 2014, klani Rustemi mori nën kontroll botën e nëndheshme në Bruksel. Ata janë katër: Iliri, Bardhyli, Seadi dhe bosi, Safeti. Së bashku me një tjetër kushëri ata njihen edhe si Daltonët e Dobraçit, një lagje famëkeqe në qytetin verior të Shkodrës në Shqipëri. Një burim gjyqësor konfirmoi se emri i tyre lidhet me më së paku 40 vrasje.

Pa humbur shumë kohë, Daltonët u bënë të plotfuqishëm në Bruksel. Dy shqiptarë u zhdukën pa gjurmë pas një mosmarrëveshje. Pasuan edhe përplasje me armë. Klani furnizonte gjysmën e Brukselit me kokainë dhe prostituta, pronarët e kafeneve druheshin nga kërcënimet e tyre. Megjithatë drejtësia arriti t’i mposhtë pas një infiltrimi.

Këpucë me lëkurë krokodili

Prokurori Stephane Lempereur e mban mend mirë Rustemin. “Doja ta joshja jashtë dhomës duke qeshur me këpucët e tij me lëkurë krokodili. Këpucë të shëmtuara që kushtojnë mijëra euro. As nuk u tundua”.

Në janar të vitit 2017, atij i thanë se duhej të shkonte në qeli për nëntë vite pasi kishte shkelur thuajse gjysmën e kodit penal. Lempereur kërkoi arrestimin e menjëhershëm, gjykata nuk e pranoi. Arsyetimi: Rustemi ishte gjithmonë i sjellshëm. “Për shkak të frustrimit se ai nuk do të arrestohej menjëherë, nisëm një tjetër procedim penal ndaj tij”, thotë një burim gjyqësor. Nuk ishte e vështirë, pasi ai kishte importuar kile me kokainë në Holandë për vite. Në qeli ose jo, klani punonte fuqishëm.

Garancia dhe ‘fluturimi special’

Pavarësisht procedurave të kompletuara, Safet Rustemi u lejua të largohej nga burgu i Saint-Giless më 12 korrik 2017 nën disa kushte të caktuara. Sërish duke befasuar magjistratët e Brukselit. A do e paguante Rustemi garancinë prej 25 mijë eurosh? Një shaka për dikë që noton në paratë e krimit. Ishte hera e dytë që drejtësia belge e pranonte garancinë me kënaqësi. Edhe në vitin 2015 kishte ndodhur diçka e tillë.

Dy ditë më vonë, ‘krimineli ilegal’ u nis me një fluturim të posaçëm drejt Shqipërisë nga Zyra e Emigracionit. Se kishte dy padi serioze për trafik kokaine në vendin tonë, për këtë nuk u shqetësua askush. “Ndërsa Ministria e Drejtësisë vonoi nënshkrimin, Sekretari i shtetit për Emigracionin e kishte dorëzuar në Tiranë me kohë”, thotë një burim.

Kur gjykata e dënoi sërish me 8 dhe 5 vite burg si lider i një grupi kokaine, Rustemi ishte i patrazuar në plazhin e Velipojës.

I plotfuqishëm në Shkodër

22 vite burgim apo jo, kjo duket se nuk e dëmtoi gangsterin shqiptar. Për habinë e shërbimeve gjyqësore belge, më 21 dhjetor të vitit 2017 ai qëlloi një bashkëpatriot në një diskotekë në Shkodër. Dhjetëra dëshmitarë dhe pamjet e kamerave të sigurisë nuk e ndaluan dot. Kur policia u thirr dhe nisi të hetonte në diskotekë, një telefonatë e një zyrtari lokal bllokoi gjithçka.

Safet Rustemi ose i njohur si Safet Bajri, nuk duket i shqetësuar. Ai zakonisht mbretëron në Shkodër, ku vazhdon të kërcënojë tregtarët dhe të menaxhojë një pjesë të një plazhi hyjnor. A do të përfundojë ai në qeli? “Gjithçka varet nga vullneti i mirë i shqiptarëve. Ai mendon se është i paprekshëm”, thonë dy persona të përfshirë. “Dhe ai është”.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI