Flash

FOTO/ Rekord "Guinnes" në Krujë, çifti feston 81-vjetorin e martesës

Lapsi.al 24 September 2018
FOTO/ Rekord "Guinnes" në Krujë, çifti feston

Çifti japonez Masao dhe Miyako Matsumoto, të martuar që nga Tetori i 1937, mbajnë rekordin Guinness si bashkëshortët më të moshuar në botë.

Por një tjetër rekord duket se vjen nga Kruja. Tv Klan ka sjellë historinë e Hamid Hoxhës, 105 vjeçar dhe Xhemjes që pret të mbushë të 100-tat të cilët kanë celebruar 81-vjetorin e martesës. Dy të panjohur që u panë vetëm në ditën e dasmës se tyre, i thanë “po” njëri-tjetrit në 24 Shtator të 1937-ës.

“Nuk e njihnim njëri-tjetrin” – thotë e moshuara.

“U pamë ditën e dasmës” – shton bashkëshorti i saj

Po Hamidi e kujton edhe sot të parin mendim kur Xhemja u shfaq në dasmë.

“Vallaj e bukur”.

Si prindër të 11 fëmijëve, për Hamidin dikur tregtar dhe Xhemen rrobaqepëse durimi dhe mirëkuptimi në çift kanë qenë shtylla e martesës 81-vjeçare.

“Unë kam qenë njëçikë e durueshme, nuk e kam kundërshtuar.”

“I kemi dëgjuar fjalën njëri-tjetrit, e kemi respektuar njëri-tjetrin” – thotë 105-vjeçari.

E megjithatë mes çiftit Hoxha nuk kanë munguar as xhelozitë.

“Ka qenë fanatik, ashtu ka qenë koha. Kur dilnim në rrugë me çadër me thoshte “ule çadrën mos të të shohë kush”, - tregon Xhemja.

“Sepse pleqtë kishin shumë fjalë”, - shprehet Hamidi.

Po Xhemja bëhej xheloze për ty?

“Po bëhej”.

Për fëmijët e çiftit Hoxha, jeta e prindërve të tyre ka qenë shembulli më i mirë.

“Na kanë edukuar me dëshirën për të punuar”, - thotë Hasani, djali i madh i çiftit Hoxha.

“Kam dëshirë që edhe fëmijët e mi të vazhdojnë sipas edukatës që na kanë dhënë prindërit”, - shprehet Xhevria.

Edhe për më të vegjlit e familjes, stërgjyshërit shekullorë mbeten kalaja e familjes. Ndoshta një rekordi të ri botëror? /Tv Klan

Të këshilluara

Simboli i shqiponjës 'pushton' Japoninë

Një çift shqiptaro-japonez kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me një dasëm në Tokio të Japonisë. Kështu, shqiptari Arbër Demo dhe japonezja Mana Aoki janë martuar...

09:22

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI