Flash

PS-LSI akuza për lidhjet me krimin, Balla i kujton Balilin, Panariti: Ke miqësi me trafikantë!

Lapsi.al 24 September 2018
PS-LSI akuza për lidhjet me krimin, Balla i kujton Balilin, Panariti: Ke

Pas prezantimit të ndryshimeve në ligjin antimafia, që bëri Partia Demokratike, kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla,  tha se Basha s’mund të flasë për oligarkët pas është gjobaxhiu më i madh i tyre, ndërsa akuza hodhi edhe ndaj ish-ministrit të LSI-së Panariti.

“Panariti firmosi kontratë qereje toke për Balilët. Ne u sekuestrojmë hotelet po nuk ju marrim dot tokën, sepse kontratën e kanë qepur mirë. Duhet të gjejmë zgjidhje ligjore për t’u anuluar kontratat. Në Belsh liqenet janë dhënë me qera për peshk sipas kontratës që ka dhënë ish-aleati ynë. Në qendër të Belshit peshqit ushqehen me gëlasa pulash. Këto duhen prishur, z.ministër”, tha Balla.

“S’mund të flasë për oligrakët gjobaxhiu më i madh i tyre, Lulzim Basha. Kompania e kunatit e bashkëshortes së Bashës jep konsulenca oligarkëve. A është kjo gjobë z. Basha? Unë mendoj që po. Të sqarojë Luli si fillim marrëdhëniet e tij me oligarkët. S’dihet ende kush paguan faturat e mbledhjeve të tua nëpër hotele”, shtoi.

Por deputeti i LSI-së, Edmond Panariti, i është përgjigjur akuzave të Taulant Ballës, ku ky i fundit akuzoi ish-ministrin e Bujqësisë se ka patur lidhje qiraje toke me Klement Balilin.

Përmes një statusi, Panariti shkruan se kjo është lehtësisht e verifikueshme, duke deklaruar se tashmë publiku e ka të qartë e kush shoqërohet me trafikantë.

“Nuk ka kontrate te lidhur as nga Ministria e Bujqesise dhe as nga Edmond Panariti, me trafikantin Kelmend Balili… zoti Taulant Balla!! Ky është një mashtrim…lehtesisht i verifikueshem dhe i hetueshem… Keni nje vit që vetëm hetoni dhe auditoni procese dhe procedura për të cilat janë shprehur që nga KLSH e me radhe. Vazhdoni!! Por, se kush shoqërohet me trafikante, dhe madje e deklaron hapur këtë, publiku e ka tashmë të qartë. Por kjo nuk ju ndihmon në fshehjen e deshtimit spektakolar te Bujqesise, ne vitin tuaj te tepsise”, thekson Panariti.

 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI