Flash

Roma, Di Francesco pranë shkarkimit: shfaqen Sousa, Blanc e Montella

Lapsi.al 24 September 2018
Roma, Di Francesco pranë shkarkimit: shfaqen Sousa, Blanc e Montella

Në gjysmëfinalen e Champions League te “ko” me një Bologna që, deri në atë moment nuk kishte shënuar asnjë gol në kampionat: të paktë do të ishin ata që do të vinin bast për një sezon të tillë të Roma, e paaftë të fitojë.

Pas barazimit zhgënjyes në Olimpico me Chievo javën e kaluar, ka ardhur një humbje edhe më e hidhur: nëse në “Bernabeu” një hap fals mund edhe të qëndrojë, kjo nuk mund të thuhet për pikët e shumta të humbura në shtëpi ndaj skuadrave të përballueshme.

Pesë pikë në pesë ndeshje, shumë pak për të menduar për një të ardhme premtuese që rrezikon të mos e ketë Eusebio Di Francesco mes protagonistëve të tij. Pozicioni i tij papritmas është bërë i pasigurt, aq shumë sa që tre ndeshjet e ardhshme kundër Frosinones, Lazios dhe Viktoria Plzen ndoshta do të jenë vendimtare.

Që situata është serioze këtë e tregojnë edhe emrat e mundshëm që kanë dalë për zëvendësimin e ish-trajnerit të Sassuolo: siç raporton “La Gazzetta dello Sport” ëndrra është Antonio Conte (ende nën kontratë me Chelsea), por ka edhe tre pista të tjera të mundshme.

E para shpie në Kinë ku trajnon Paulo Sousa, gati të mbyllë bashkëpunimin me Tianjin Quanjian; do të ishte më e lehtë për të shkuar tek Laurent Blanc dhe Vincenzo Montella, aktualisht pa ekip pas përvojave të tyre përkatëse.

Ekipi është në tërheqje stërvitore ndëshkuese me urdhër të Presidentit Pallotta i cili tha se kishte mbetur shumë i zhgënjyer nga “ko”. Hera e fundit që është shprehur një këtë mënyrë ka qenë 10 janari 2016, tre ditë para largimit të Rudi Garcia. Di Francesco është paralajmëruar, dhe koha për t’u ngritur është gjithnjë e më paktë.

Të këshilluara

Video/ Atalanta barazon në San Siro

Avantazhi i shpejtë ndaj Atalantës dukej se do tia bëntë të thjeshtë ndeshjen Milan, por nuk ka ndodhur kështu. Gomez ka shënuar barazimin në minutën e 54, duke...

19:24

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI