Flash

Studimi/ Obeziteti më kanceroz se duhani

Lapsi.al 24 September 2018
Studimi/ Obeziteti më kanceroz se duhani

Obeziteti pritet t’ia kalojë duhanpirjes si një nga shkaqet kryesore të kancerit tek gratë deri në 2043. Parashikimi është bërë nga një qendër kërkimesh për kancerin në Britaninë e Madhe ku aktualisht 12 për qind e rasteve të kancerit tek gratë janë të lidhura me duhanpirjen dhe 7 për qind me mbipeshën apo obezitetin.

Por, me numrin e duhanpirësve që po bie dhe me shkallën e obezitetit në rritje, studiuesit vlerësojnë se hendeku mes këtyre dy shkaktarëve do të zhduket në harkun kohor të 25 viteve. Dhe shifra është përllogaritur mbi besimin se tendenca aktuale do të vazhdojë.

Sipas studimit, deri në 2035, 10 për qind e rasteve të kencerit tek gratë do të lidhet me duhanpirjen dhe 9 për qind me peshën e tepruar dhe në 2043, nëse trendi vazhdon, mbipesha dhe obeziteti do të lidhet me më shumë raste kanceri tek gratë krahasuar me duhanin.

Edhe pse obeziteti është i zakonshëm edhe mes meshkujve, tek femrat ai mendohet se është një shkaktar më i mundshëm i kancerit. Sidoqoftë, sipas ekspertëve, lufta duhet të vijojë në të dyja frontet, si kundër duhanpirjes ashtu edhe kundër obezitetit, shkruan Top Channel.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI