Flash

Zbulohet dokumenti/ Çfarë thuhej në burgje për vdekjen e Enver Hoxhës

Lapsi.al 24 September 2018
Zbulohet dokumenti/ Çfarë thuhej në burgje për vdekjen e

Lajmi i vdekjes së Enver Hoxhës depërtoi menjëherë brenda qelive të burgjeve, pothuaj në gjithë Shqipërinë, ditët e para të prillit 1985. Për të burgosurit politikë ky ishte një lajm ngazëllues, pasi përkthehej si përshpejtim i rënies së regjimit.

Pavarësisht atmosferës mortore nën muzikën funebre, të burgosurit nisën të shprehen hapur mes tyre e të bënin parashikime për të ardhmen. Por, ata nuk e dinin se të gjitha bisedat mes tyre nëpër qeli po përgjoheshin.

Armata e spiunëve kishte regjistruar çdo frazë të gjithsecilit prej të burgosurve, duke i transmetuar në kohë rekord, deri në instancat më të larta të Ministrisë së Brendshme.

Me komentet e të burgosurve, ministria hartonte raporte çdo ditë dhe jua përcillte krerëve të Komitetit Qendror.

Një prej raportimeve është ai për të burgosurit e Qafë Barit, i datës 14 prill 1985. Ata pra, bënin prognoza mbi të ardhmen e afërt të realitetit politik pas vdekjes së Enver Hoxhës dhe nën atmosferën e kësaj vdekjeje.

Parashikimet e tyre dolën rreth 5 vjet më vonë nga ngjarja, dhe ajo që bën përshtypje është analiza e saktë politike që ata bëjnë bash në momentet kur rrugët dhe sheshet e Shqipërisë ishin mbushur me njerëz të indoktrinuar, shkrehur në lot e britma për udhëheqësin.

DOKUMENTI

Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë

Ministria e Punëve të Brendshme

Drejtoria!

Sekret

Ekzemplar nr.4

Tiranë më 14.4.1985

Lënda: Për disa komente armiqësore të të dënuarve në repartin e riedukimit nr.311 Qaf-Bari-Pukë.

Shokëve: Ramiz, Adil, Simon

Nga të dhënat operative del se lidhur me vdekjen e udhëheqësit kryesor të Partisë, kanë komentuar armiqësisht 9 të dënuar politikë që vuajnë dënimin me heqje lirie në repartin e riedukimit nr.311 Qaf-Bari të Pukës të cilët janë shprehur:

“…Tani kaq e pati kjo histori, deri këtu, tani mbaroi me kaq, do të dalim nga burgu, asnjë vit nuk e mbushim. Kjo pritej prej vitesh këta do të hanë kokën e njëri-tjetrit, tani prit nga dita në ditë të vijnë jugosllavët, ata këtë ditë kanë pritur.

Do të kemi ngjarje të jashtëzakonshme këtej e tutje… E patë, i madhi mbaroi, mbaruan edhe këta. Lum ai që nuk i ka bërë kujt keq e mjerë ai që i ka bërë keq të tjerëve, se do t’i paguajë të gjitha.

…forca e madhe dhe orteku i madh u përmbys… Iku dhe mori fund diktatura e proletariatit, tani në botë çdo gjë do të ndryshojë, ishalla do të ketë ndonjëjgjë edhe për neve. Deri në fund të vitit do të dalim dhe nuk do të ketë më burgje politike… kaq e pati burgu i jonë, kushdo që të hypë do të na nxjerrë’.

Ministri i Punëve të Brendshme, Hekuran Isai

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI