Flash

Abramovich fikson çmimin e çmendur: Chelsea kushton 3,3 miliard euro

Lapsi.al 25 September 2018
Abramovich fikson çmimin e çmendur: Chelsea kushton 3,3 miliard

Epoka e Abramovich tek Chelsea duket se ka mbërritur në fund, ndoshta. Sipas "Bloomberg", pas 15 vjetësh manjati rus po mendon të shesë klubin dhe i ka kërkuar Raine Group LLC në Neë York për të gjetur një blerës. Kërkesa e bosit të Blues, që e mori shoqërinë në 2003 në prag të falimentimit, vërtitet rreth 3,3 miliardë euro. Një shofër shumë e lartë, duke marrë në konsideratë vlerën e klubeve të tjera më të titulluar se Chelsea.

Statistikisht, në 15 vitet e Roman Abramovich, Chelsea ka fituar 5 Premier League, 5 FA Cup, 2 Community Shield, 2 League Cup, një Champions League e një Europa League. Suksese të rëndësishme, që kanë ardhur falë blerjes së lojtarëve të mëdhenj e marrjes së trajnerëve të kalibrit të Mourinho, Ancelotti, Di Matteo, Benitez e Conte.

Investime që e kanë bërë Chelsea një nga klubet më të rëndësishëm të Europës, por që tani duket se për Abramovich ka ardhur momenti tia shesë ofruesit më të mirë. 3,3 miliardë euro është një shifër e cmendur, gati jashtë merkatos, por po të kesh parasysh se Abramovich kohë më parë refuzoi 2,3 milliard stërlina për klubin, nuk duket edhe aq e pamundur të ketë të interesuar....

Të këshilluara

Messi zgjodhi Ronaldon, por CR7...

Këta të dy nuk e “braktisin” kurrë njëri-tjetrin, madje edhe kur “ndriçojnë” nga mungesa e tyre. Por Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo nuk shkuan aq larg në çm...

10:02

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI