Flash

Çfarë ndodh në derbi, mbetet në derbi: Tirana-Partizani sfida që vlen si titulli kampion

Lapsi.al 25 September 2018
Çfarë ndodh në derbi, mbetet në derbi: Tirana-Partizani

Viti 1947 do të mbetet i fiksuar në histori si edicioni që i dha futbollit shqiptar një dimension të ri. Derbin kryeqytetas. Vitet kanë kaluar, duke shërbyer vetëm për të shtuar dozën e adrenalinës, rivalitetit, por që mes Partizanit e Tiranës nuk ka shkuar kurrë përtej sportivitetit. Kjo është edhe e bukura e përplasjeve në Selman Stërmasi e Qemal Stafa, miq të një qyteti armiq në fushë. Gabim kush mendon se po flasim vetëm për një ndeshje, Tirana-Partizani nuk është kurrë vetëm aq. Eshtë pothuaj e barabartë për titullin.

Nuk ka rëndësi nëse luan për mbijetesë, për kampion, apo sa pikë i ndajnë dy skuadrat: ajo që tifozët nuk falin është humbja në derbi. E këto vitet e fundit Tirana e ka provuar ca si shumë. 150 përballje me Partizanin superior në fitore 62-47 dhe golavarazh 213-164, por kur bardheblutë e të kuqtë të zbresin në fushë për të 151 herë në kampionat, të premten, kjo nuk do të ketë asnjë rëndësi.

Afrimi i ndeshjes, vigjilja është krejt ndryshe, përjetimi është ankth dhe dëshirë: tifozët e kanë frikë, por deshirojnë njëkohësisht ta afrojnë datën nëse do mundeshin. Qyteti mban frymën, tifozët përgatiten për koreografinë ironike, sarkastike apo krenare për të treguar se qyteti ka ngjyrat e besimit të tyre. Futbolli është fe dhe kurrë mos i thoni të kundërtën atyre që marshojnë drejt stadiumit ditën e derbit. Tirana e Partizani kanë jetuar përmes këtij rivaliteti. Janë rritur, përmirësuar e nuk bëjnë dot pa.

Që nga periudha kur Partizani mori pjesë zyrtarisht në kampionat më 1947 dhe deri tani, i ka munguar divizionit të parë në 5 sezone. Pikërisht këto 5 sezone, ku Tirana nuk ka mundur të marrë ndonjë titull kampion! A nuk është tregues...?

Të këshilluara

Messi zgjodhi Ronaldon, por CR7...

Këta të dy nuk e “braktisin” kurrë njëri-tjetrin, madje edhe kur “ndriçojnë” nga mungesa e tyre. Por Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo nuk shkuan aq larg në çm...

10:02

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI