Flash

Detajet/ Si u arrestua në zyrë kreu i Hipotekës në Shkodër dhe vartësja e tij (FOTO)

Lapsi.al 25 September 2018
Detajet/ Si u arrestua në zyrë kreu i Hipotekës në

Zamir Leka, drejtor i Hipotekës së Shkodrës është vënë në pranga sot pasdite, pak para orës 16:00 në zyrën e tij. Ai u emërua në këtë detyrë në janar 2018 nga ministrja e Drejtësisë e Etilda Gjonaj pa patur eksperience në administratë. Leka është anëtar i PS dhe përfaqësonte këtë strukturë në Velipojë. Bashkë me Lekën është arrestuar edhe punonjësja e ZRVPP, Frida Mirashi.

Mbi Lekën dhe Mirashin rëndojnë akuzat e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Pesë ditë më parë, në Hipotekën e Shkodrës janë arrestuar juristi dhe specialisti bashkë me disa persona të tjerë të cilët ishin të përfshirë në një skemë korruptive për lëshimin e certifikatave të pronësisë. Nuk është e konfirmuar ende nëse arrestimi i Lekës dhe Mirashit është i lidhur me këtë dosje, ku një sekser, një përfitues në bashkëpunim me një jurist dhe një specialist të ZRVVP Shkodër, këmbenin certifikatat e pronësisë për 1 mijë euro.

Furtuna në Hipotekën e Shkodrës vjen në të njëjtën kohë me arrestimet e bujshme të mjekëve në spitalin e ketij qyteti, edhe ata të dyshuar për korrupsion. Edhe pse mjekët u arrestuan me bujë nga prokuroria dhe policia, gjykata vendosi që të hetohen në gjendje të lirë.

Të këshilluara

Vettingu, shkarkohet gjyqtari Fatmir Hoxha

Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkon nga detyra gjyqtarin Fatmir Hoxha. Trupi gjykues i kryesuar nga Albana Shtylla, me relator Ina Ramën dhe anëtarë Luan Daci...

17:34

Arrestohet kreu i Hipotekës në Shkodër

Policia ka arrestuar kreun e Hipotekës në Shkodër, Zamir Leka. Arrestimi i tij është bërë pas një urdhëri të firmosur nga prokuroria. Mësohet se ndaj tij rëndon...

16:55

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI