Flash

E kaluara e errët e Ed Sheeran

Lapsi.al 25 September 2018
E kaluara e errët e Ed Sheeran

Ed Sheeran nisi të këndonte dhe t’i binte kitarës që në moshën 4 vjeçare.

Kishte shumë libra për artin dhe i lexonte ato gjithë kohës. Nuk i pëlqente shkolla, pasi “shokët” e tij e tallnin . Në moshën 16 vjeçare, ai vendosi ta linte shkollën dhe të vazhdonte ëndrrën e tij për të depërtuar në industrinë muzikore.

Rruga për të korrur famë e sukses, nuk ishte dhe aq e lehtë dhe përfundoi i pastrehë, shpesh i pangrënë dhe duke fjetur nëpër rrugë, apo nëpër trena.

Kjo gjë zgjati për tri vite.

Ed Sheeran shpenzoi ditë e netë të tëra duke kënduar në grupe të vogla, shpesh i paushqyer. Për habinë e tij, disa nga këngët e tij u bënë tepër të dëgjuara në iTunes, njëra nga të cilat arriti dhe vendin e dytë në klasifikimin e këngëve më të dëgjuara.

Suksesi i tij erdhi aq shpejt, saqë në fund të vitit, albumi që Ed kishte publikuar në iTunes u shit me mbi 801.000 kopje, duke kaluar në vendin e tetë si albumi më i shitur i atij viti.

Sot Ed Sheeran ka fituar një famë tepër të madhe, duke u bërë kompozitori i disa këngëve të Taylor Swift, One Direction, Justin Bieber dhe shumë artistëve të tjerë. Historia e tij është shembulli më i mirë, se asgjë nuk na jepet falas dhe se ai e meritoi suksesin që ka korrur.

Ai e meriton suksesin e tanishëm për shkak të punës së tij të palodhur.

Të këshilluara

Renault në bashkëpunim me Moschino

Një nga makinat mjaft të përdorura ka një pamje të re tani. Gjatë Javës së Modës në Milano Renault zbuloi më herët Clio Moschino, veturën e re të firmosur nga s...

18:12

Selena Gomez mërzit fansat me veprimin e saj

Ajo ka vendosur që të shkëputet nga rrjetet sociale për të bërë një pushim. Vendimin e ka treguar në një postim të fundit në Instagram ku shprehet se: “Po sh...

15:57

Përfundon karriera muzikore e Celine Dion

Këngëtarja Celine Dion ka njoftuar se performancat e saj në “Pallatin Cezar” në Las Vegas janë drejt fundit. Me anë të një njoftimi në Facebook, 50-vjecarja laj...

15:22

Martesë e dytë për Gweneth Paltrow

Mbas disa muajsh zhurme dhe thashethemeve në lidhje me aktoren e njohur të Hollwood-it  Gwyneth Paltrow do të martohet më në fund me regjisorin Brad Falchuk. ...

15:00

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI