Flash

Juventus/ Nuk është Ronaldo më i miri në Europë, por çmimin e merr Marotta

Lapsi.al 25 September 2018
Juventus/ Nuk është Ronaldo më i miri në Europë, por

Cristiano Ronaldo nuk fitoi cmimin e Fifa-s si lojtari më i mirë isezonit të kaluar, por Juventus mund të buzqeshë me Beppe Marotta. Jo në Londër, por në Madrid drejtori i përgjithshëm bardhezi është vlerësuar me çmimin si menaxheri më i mirë në Europa. Në faqen zyrtare të kampioinëve të Italisë shkruhet: "Zyrtarizimi është bërë nga WFS Industry Awads - Best Executiv dhe vlerësimi i këtij viti shkon për administratorin e deleguar të Juventus, trofe që i është dorëzuar nga Presidenti i Liga, Javier Tebas, gjatë ceremonisë së zhvilluar në Teatrin Goya të Madrid, në prezencë të përfaqësueseve të FIFA, UEFA, CONCACAF, CONMEBOL, ECA e të klubeve më prestigjioze të futbollit europian e botëror".

"Mes kandidatëve edhe Jose Angel Sanchez e Ferran Soriano, administratorët e deleguar të Real Madrid e Manchester City, por juria, duke patur parasysh edhe indikatorët KPI (Key Performance Indicator) për sa i përket financave, operacioneve, investimeve e inovacioneve, ka vlerësuar Marotta si menaxheri që më shumë se kushdo tjetër, me punën e tij, i ka mundësuar klubit të tij të rritet për të arritur rezultate të mëdha, falë edhe përdorimit me efikasitet të burimeve në dispozicion", mbyllet komunikata e Juventus.

Të këshilluara

Messi zgjodhi Ronaldon, por CR7...

Këta të dy nuk e “braktisin” kurrë njëri-tjetrin, madje edhe kur “ndriçojnë” nga mungesa e tyre. Por Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo nuk shkuan aq larg në çm...

10:02

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI