Flash

Mat, tenton t'i djegë shtëpinë një shtetasi, arrestohet 27-vjeçari

Lapsi.al 25 September 2018
Mat, tenton t'i djegë shtëpinë një shtetasi, arrestohet

Policia ka arrestuar një 27-vjeçar në Mat pasi tentoi të djegë shtëpinë e një shtetasi mbrëmjen e së hënës.

"Xhevahir Bala, shkoi me benzinë tek banesa e shtetasit F.S., 30 vjeç, të dy banues në Klos, e spërkati me lëndën djegëse dhe më pas i vuri flakën derës hyrëse të banesës së tij,"-raportoi policia.

Nga rënia e zjarrit nuk ka patur dëme as në njerëz dhe as në sende materiale.

Ngjarja ndodhi gjatë orëve të natës të datës 24.09.2018 dhe nga hetimet e kryera mësohet ka ndodhur për shkak të një konflikti mes dy personave për motive të dobëta.

Bala tentoi të largohej nga vendngjarja por u arrit të identifikohej dhe arrestohej nga policia si autori i dyshuar i zjarrvënies.

Materialet proceduariale do të referohen në Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Mat, për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr” parashikuar nga Neni 151/3 e 22 i Kodit Penal.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI