Flash

Video/ Basha krahasohet me Ramën: Më mirë gjumash se shërbëtor i oligarkëve

Lapsi.al 25 September 2018
Video/ Basha krahasohet me Ramën: Më mirë gjumash se

Për një kohë të gjatë kundërshtarët e kanë ironizuar dhe shpotitur Lulzim Bashën, se gjatë katër vjeçarit të tij në drejtimin e Bashkisë së Tiranës, ai ka fjetur gjumë dhe nuk ka bërë asnjë punë. Kjo kulmoi madje gjatë fushatës së fundit elektorale kur PS publikoi një spot (shiko videon poshtë) që e tregonte duke gërhitur në një mizanskenë të paraqitur sikur ishte zyra e tij.

https://www.youtube.com/watch?v=pLt0MQl00QI

Dhe në fakt ky imazh e ka ndjekur nga pas liderin demokrat i cili duhet thënë se për hir të së vërtetës, megjithëse premtoi çudira si tramvaji, nuk la ndonjë gjurmë në kryeqytet.

Por tani, këtë pikë të errët duket se Basha po përpiqet ta kthejë në favor të tij. I nisur nga nje perceptim popullor i rrënjosur prej vitesh se në Shqipëri kush politikan “punon” më shumë vjedh disa fish më tepër ai e ka hapur vetë këtë temë në emisionin ‘Open” të Eni Vasilit (Linku poshte).

https://www.youtube.com/watch?v=3FIcstGzLsg

“Më akuzonin se flija gjumë kur isha në krye të bashkisë së Tiranës, sepse unë nuk bashkëpunoja me këta oligarkë për të dhënë leje kullash dhe për të shkatërruar pronën e përbashkët” ka thënë ai duke bërë edhe një krahasim mes vetes dhe kryeministrit aktual: “...ndryshe nga ai, që përcakton fituesit e tenderave nga zyra, pa hapur fare garën, unë kam punuar vetëm me procedura të rregullta tenderimi, duke nxitur konkurrencën e lirë, ashtu siç duhet të jetë në një rend demokratik”.

Pas këtij diferencimi që është bërë në kuadrin e një përçapjeje për të treguar se është krejt i ndryshëm nga Rama, i takon vetë qytetarëve të zgjedhin mes dy të këqijave, atij që punon më pak e si rrjedhim vjedh edhe më pak dhe atij që si ndahet zyrës nga mëngjesi në mbrëmje, për të mos i shpëtuar asnjë qindarkë.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Profil/ Nderi i humbur i Arta Markut

Ajo që po ndodh në Prokurorinë e Përgjithshme nuk është asgjë më shumë sesa fundi qesharak, i një paralajmërimi që ishte bërë në mënyre tragjike. Kur në vjeshtë...

17:17

Përplasja/ Thaçi me SHBA, Ramushi me Merkel

Në kuadër të zhvillimeve të fundit lidhur me marrëveshjen e mundshme Kosovë-Serbi, e cila përfshin shkëmbim të territoreve mes vendeve, liderët në Kosovë janë n...

18:48

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI