Flash

Abuzuan me detyrën, shkarkohen nga puna 9 zyrtarë të administratës në Shkodër

Lapsi.al 26 September 2018
Abuzuan me detyrën, shkarkohen nga puna 9 zyrtarë të

Task Forca Antikorrupsion ka vijuar me kontrollet dhe inspektimet në institucionet që ofrojnë shërbime ndaj publikut në Shkodër.

Pas hetimeve, vetëm në dy javët e para të muajit shtator, janë evidentuar shkelje dhe abuzime në detyre.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj tha se u rekomanduan 21 masa disiplinore dhe 9 prej tyre u larguan nga puna.

"Grupet e kontrollit në raportet përfundimtare të kontrolleve kanë rekomanduar 21 masa disiplinore, prej të cilave 9 largime nga puna:

-5 specialistë në Zyrën Vendore të regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Shkodër,

-1 përgjegjës sektori dhe 1 specialist në ALUIZNI Shkodër.

Ashtu si dhe për rastin e bërë publik dje në ZVRPP Shkodër, në të cilën u ndalua Regjistruesi dhe juristja, nga ana e Ministrisë së Drejtësisë dhe Zyrës Qëndrore u vendos shkarkimi i menjëhershëm i Rregjistruesit Shkodër dhe specialistes së kësaj zyre."

Konkretisht, janë kryer kallëzime penale për punonjësit e niveleve të ndryshme, ndër të cilët janë:

-Ish Drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, i cili dyshohet të ketë kryer veprën penale të shpërdorimit të detyrës, me veprime që kanë cënuar garantimin e ushtrimit të veprimtarisë së institucionit në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve, shkelje të rënda në procedurat e evadimit të mbetjeve spitalore si dhe garantimin e furnizimit me medikamentet e nevojshme.

- Ish Drejtori i ALUIZNI Shkodër, 3 ish - përgjegjës sektori, 1 përgjegjës sektori dhe 1 specialist, të këtij institucioni, të cilët dyshohen të kenë kryer në bashkëpunim veprën penale të shpërdorimit të detyrës, duke legalizuar objekte në mos respektim të procedurave për rastet e legalizimeve si dhe në shkelje të afateve." - tha Gjonaj.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI