Flash

Akuzat e oficerit të policisë, reagon Taulant Balla: Shpifje që po gatuhet në selinë e PD-së

Lapsi.al 26 September 2018
Akuzat e oficerit të policisë, reagon Taulant Balla: Shpifje që

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, doli në një konferencë për shtyp për të folur mbi akuzat e oficerit të policisë, Emiljano Nuhu, i cili pretendon se Balla ka ndërhyrë në mbylljen e një cështje ndaj djalit të deputetit të PS-së në Krujë, Rrahman Rraja. 

Sipas Ballës, PD po bën inskenime të turpshme ndaj deputetëve të PS dhe se dëshmia e oficerit të policisë po gatuhet në zyrat e Partisë Demokratike.  

“Prokuroria të marrë masat e domosdoshme për inskenimin ndaj Babale 1 , brenda godinës së PD është ngritur një grumbull baltosjesh ndaj PS. Sot do bëj publik një rast tjetër, që kanë në qendër të vëmendjes Bashën e Berishën. Nëse do kishte qëndruar në polici, vettingu i policisë do ta flakte nga Policia e Shtetit. Prej dy ditësh jam vënë në dijeni të një letre të një ish-oficeri polici, i cili ka braktisur detyrën dhe ashtu si Babalja është larguar nga Shqipëria po me të njëjtin skenar si frymëzuesi. Deklaroj se ndaj këtij personi por dhe personave brenda PD do bëjmë kallzim penal për shpifje të rënda, as nuk kam qenë ndonjëherë në Komisariatin e Policisë, Krujë, as kam qenë në verë në Krujë. Nuk kam qenë kurrë. Edhe është bërë vërtetim që në datat e orët që ky person thotë, kam qenë në takime publike në vende të ndryshme të Shqipërisë,” tha Balla

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI