Flash

Dëshmi tronditëse nga oficeri i policisë: Djali i deputetit të PS-së rrëmbeu dhe përdhunoi një vajzë në Krujë. Dosja u mbyll me ndërhyrjen e Taulant Ballës (VIDEO)

Lapsi.al 26 September 2018
Dëshmi tronditëse nga oficeri i policisë: Djali i deputetit

Ish-oficeri i policisë gjyqësore dhe nënkomisari Emiliano Nuhu, të mërkurën, në një intervistë ekskluzive për gazetarin investigativ Basir Çollaku transmetuar në “Shijak Televizion” ka zbuluar detaje tronditëse në lidhje me shtetasen Xhensila Maloku. Nënkomisari ka treguar se e reja është rrëmbyer dhe kërcënuar me armë nga djali i deputetit të PS-së, Rrahman Rraja.

Në momentin që ka dashur të bëjë kallzim në polici, oficerët nuk ia kanë pranuar, pasi është njoftuar deputeti i PS-së së bashku me të birin dhe e në sy të oficerëve e kanë nxjerrë nga komisariati ku e ka kërcënuar duke i vënë pistoletën në bark për të mos folur.

“Djali i deputetit te PS, Rrahman Rrahja e ka rrëmber Xhensila Malokun, e ka goditur, e ka djegë me cigare. I ka vënë pistoletën në vende të ndryshme të trupit, vajzës i ka rënë të fikët. Deputeti Taulant Balla ka ndërhyrë tek shefi i policisë Fushë Krujë, e tek kryebashkiaku”, thotë ish-oficeri Nuhu.

“Vajza Xhensila Maloku ka ardhur tek Komisariati numër 6 në Tiranë e ka bërë denoncim. Por këtu ka ardhë deputeti Rrahman Rraja, djali i tij, vëllaiu i tij, Rexhep Rrahja. Ata kanë hyrë në komisariat dhe kanë marrë vajzën nga zyra dhe e kanë nxjerrë jashtë. Këtu shtetasi Rexhep Rrahja e ka fut Xhensila Malokun në makinë dhe i ka thënë që mos bëj denoncim se ne morëm fund, por unë do të vras. I ka vënë pistoletën TT në bark dhe e ka kërcënu. Aty është tërheq, por më pas janë bërë denoncime në komisariatin numër 3”, -tha ai.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI