Flash

Dëshmia/ Deputeti i PS-së porosit Durim Bamin të vrasë nënkomisarin e policisë

Lapsi.al 26 September 2018
Dëshmia/ Deputeti i PS-së porosit Durim Bamin të vrasë

Në letrën e dorëheqjes së tij, por edhe në dëshminë që ka dhënë me zë dhe figurë, nënkomisari i policisë, Emiljano Nuhu tregon ndër të tjera se u largua nga Shqipëria pasi deputeti Rrahman Rraja kishte porositur vrasjen e tij tek Durim Bami, një personazh i njohur i botës së krimit.  Konflikti i oficerit të policisë me deputetin kishte lindur pasi djali i këtij të fundit përdhunoi një vajzë. Në vend që të arrestohej, me ndërhyrjen e babait të tij dhe zyrtarëve të tjerë të PS-së, u ushtrua presion tek polici për të mos marrë denoncimin, ndonëse kishte një dëshmi të vajzës. Më poshtë pjesë nga letra e Emiljano Nuhut.

‘Më datë 12.09.2018, kam marrë informacion nga rrjeti im sekret që deputeti Z.Rrahman Rraja, ka kontaktuar me shtetasin Durim Bami dhe i ka kërkuar që të më ekzekutojë, pasi unë po i hapja shumë probleme dhe po e dëmtoja politikisht deputetin. Ai është shprehur që me kaq probleme që më ka hapur oficeri Emiljani Nuhu, unë nuk shkoj dot në Parlament. Shtetasi Durim Bami e ka marrë përsipër ekzekutimin tim. I gjetur në kushte të tilla, i lënë në dorën e fatit nga shteti u largova menjëherë dhe për sigurinë time dhe të familjes kërkoj të lirohem nga Policia e Shtetit” shkruan Nuhu në letrën drejtuar e tij të dorëheqjës.

©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI