Flash

Laçi rekordmeni i Kupës; Surpriza zero, por gola shumë ...

Lapsi.al 26 September 2018
Laçi rekordmeni i Kupës; Surpriza zero, por gola shumë ...

Kupa e Shqipërisë nuk ka rezervuar asnjë surprizë, ndonëse i ka shkuar afër Vllaznia e Lushnja. Në grupin A, Skënderbeu bën poker ndaj Veleçikut, ndërsa në grupin tjetër nuk ka skuadër që të ketë shënuar më shumë se Laçi. Kurbinasit kanë realizuar 9 herë në portën e Naftëtarit. Ky është edhe rezultati më i thellë i këtij raundi dhe një turpërim i vërtetë për Naftëtarin e Kategorisë së Dytë, që ka marrë goleadën si një skuadër amatore.

Kastrioti dhe Luftëtari shënuan fitore në shtëpi, respektivisht ndaj Korabit dhe Vorës, duke u kualifikuar për në raundin tjetër. Vështirësitë e mëdha i pati Vllaznia. Vetëm barazim pa gola në shtëpi kundër Burrelit, por goli i shënuar në ndeshjen e parë i ka dhënë shkodranëve kualifikimin.

Në grupin B, poker i Kukësit 4-1 ndaj Orikut, me tre gola të kroatit Dino Spehar. Flamurtari tregohet i kujdesshëm dhe shënon me pikatore: 1-0 si në ndeshjen e parë me Shkumbinin e Kategorisë së Dytë, por një fitore që i shërben vlonjatëve për tu ngritur moralisht pas dy humbjeve radhazi në kampionat. Rezultati më drakatik ishte ai mes Lushnjes dhe Shënkollin, me lagunarët që barazuan vetëm 5 minuta nga fundi 2-2, për tu kualifikuar për në raundin tjetër.

REZULTATET E NDESHJEVE TE KUPES SE SHQIPERISE

GRUPI A

Erzeni-Besëlidhja 1-3 (0-2)

(Gjoka 30′ / Lambert 6′, Kamara 35′, Miloti 79′)

Egnatia-Dinamo 0-0 (1-0)

Kastrioti-Korabi 1-0 (1-1)

(Marku 27′)

Vllaznia-Burreli 1-0 (1-1)

(Gurishta 90′)

Skënderbeu-Veleçiku 4-0 (3-0)

(Guindo 3′, Hoxhaj 19′, Ziko 69′, Fili 85′)

Luftëtari-Vora 1-0 (4-0)

(Dunga 53′)

Kamza-Besa 2-1 (2-0)

(Fejzaj 63′, Peçi 72′ / Deliu 32′)

Partizani-Tërbuni 4-0 (1-0)

GRUPI B

Kukësi-Oriku 4-1 (2-1)

(Harba 9′, Spehar 39′, 57′, 74′ / Kongjini 80′)

Flamurtari-Shkumbini 1-0 (1-0)

(Musta 93′)

Teuta-Turbina 4-2 (3-0)

(Shkalla 6′, Traore 13′, Peqini 62′, Vila 90′ / Shreta 4′, Hasa 23′)

Lushnja-Shënkolli 2-2 (2-1)

(Zhuka 63′ , Xhafa 85′ / Obinuane 10′, Pergjini 64′)

Bylis-Tomori 4-1 (1-2)

(Ntephe 5′, Beji 34′, Doseh 39′, Ofei 90′ / Mujkiç pen. 85′)

Apolonia-Pogradeci 3-2 (1-0)

(Gjata 46′ , 65′, Hysenshahaj 88′ / Liçkollari 11′, Alimadhi 55′)

Laçi-Naftëtari 9-0 (5-0)

Prengaj 8’, Qose 14’ (autogol), Bushi 20’, A. Berisha 28’, 48’, Hadroj 29’, 37’, E. Berisha 30’, 49’

Tirana-Iliria 4-0 (1-4)

Të këshilluara

Video/ Fiorentina hesht San Siron me Chiesa

Shumë pak ka zgjatur euforia e Inter për avantazhin në ndeshjen me Fiorentinën. 8 minuta pas rifillimit Federico Chiesa ka barazuar rezultatin, duke vënë në qet...

22:25

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI