Flash

Nënshkruhet marrëveshja, shqiptarët pa viza edhe në El Salvador

Lapsi.al 26 September 2018
Nënshkruhet marrëveshja, shqiptarët pa viza edhe në El

El Salvador është një tjetër shtet që i shtohet listës së atyre ku ata që kanë pasaportë shqiptare mund të udhëtojnë pa viza. Marrëveshja është firmosur nga dy ministrat e Jashtëm Ditmir Bushati dhe Carlos Castaneda në takimin dypalësh gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.Mes ministrit Bushati dhe ministrit Castaneda u firmos dhe një marrëveshja për liberalizimin e vizave për shtetasit shqiptarë. Marrëveshja ka si qëllim lehtësimin e qarkullimit të lëvizjes ndërmjet dy shteteve.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje do të shërbejë si një nxitje e mëtejshme për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve në të gjitha fushat me interes të përbashkët, në kushtet kur dinamikat ekonomike globale kanë reduktuar distancat gjeografike, duke shtuar kështu mundësitë për shkëmbime ekonomike me përfitime të ndërsjella edhe me vende të largëta si Salvadori, me të cilat më parë nuk kemi pasur marrëdhënie të tilla.

Gjithashtu, u diskutua mbi stadin aktual të marrëdhënieve dhe forcimin e tyre si dhe për kandidaturën e Shqipërisë për një vend jo permanent në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për periudhën 2022-2023.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI