Flash

Rama: Nga 1 Janari 400 mijë lekë për çdo fëmijë të lindur, 800 për fëmijën e dytë, i treti 1.2 mln

Lapsi.al 26 September 2018
Rama: Nga 1 Janari 400 mijë lekë për çdo fëmijë

Për çdo fëmijë të lindur në Republikën e Shqipërisë, qeveria Rama do të japë një çek, disafish më të lartë se ai që merrej deri më tani. Për ata prindër që sjellin në jetë fëmijën e parë, shpërblimi do të jetë 400 mijë lekë të vjetra, për fëmijën e dytë 800 mijë lekë, dhe për fëmijën e tretë 1 200 000.

Nismën e re e ka prezantuar kryeministri Rama së bashku me ministren e Shëndetësisë dhe të Mirëqenies Sociale, Ogerta Manastirlliu në një konferencë për mediat, ku ka folur mbi risitë në buxhetin e vitit 2019. Teksa prezantoi këtë politikë të re, Rama e konsideroi të rëndësishëm dhe të konsiderueshëm kontributin e masave të qeverisë në rrugën e reformave.

“Në vitet 2000 unë pata lançuar si kryetar i bashkisë së Tiranës, çekun e bebes, 50 mijë lekë të vjetra, dhe mbeti aq sa ishte për shumë vite, madje mbeti një problem, dhe në malin e borxheve të mbetura ne kishim edhe një borxh prej 5 milion dollarësh për bebet që nuk e kishin marrë. Borxh që e shlyem. Asgjë më nuk ka ndryshuar në këtë politikë, që sot kthehet në rendin e ditës me një shumëfishim nga 1 janari 2019. Çdo çift do të marrë 400 mijë lekë për fëmijën e parë, 800 mijë fëmija i dytë, dhe fëmija i tretë 1 milion e 200 mijë lekë. Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë po përgatitet për një tjetër inovacion, në mënyrë që çdo bebe që lind në maternitetet e Republikës së Shqipërisë, do të regjistrohet aty, nuk do ketë lodhje deri në gjendjen civile, dhe do të marrë çekun aty”, - tha kryeministri Rama.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI