Flash

Strategjia e France Football: Mbappe nuk e fiton Topin e Artë

Lapsi.al 26 September 2018
Strategjia e France Football: Mbappe nuk e fiton Topin e Artë

Në teori duhet të ishte një cmim prestigji, por për kandidatin kryesor do të jetë vetëm një cmim ngushëllimi. Ndoshta i menduar vetëm për të zbutur zhgënjimin për mungesën e trofeut të Lojtarit më të mirë të botës. Këtë vit, Kylian Mbappé me shumë mundësi duhet të shohë një shok të skuadrës, ose kampionët e përhershëm të marrin Topin e Artë, ndërsa në duar do të ketë çmimin Kopa, i sapo krijuar nga France Football për më të mirët under 21.

Nuk mjafton fakti që ata që vlerësojnë të riun më të mirë janë ish kampionët e Topit të Artë. Mbappé në mendje ka vetëm trofeun që votohet nga gazetarët që mund të zgjedhin më lehtë Griezmann. Vetm në rast se nuk ia del akoma Modric, që sapo ka fituar cmimet e Fifa e Uefa. Për radio Rtl, France Football ka vendosur kështu për të evituar një ndarje të votave me Mbappe në vitin e Botërorit, duke krijuar cmimin Kopa që do të shkojë për sulmuesin e ri të PSG.

Të njëjtën gjë e ka nënvizuar edhe Le Parisien që e vë theksin se kjo zgjedhje e të përjavshmes franceze është për të mos mbetur francezët pa cmim. Strategji e kritikuar në Rmc nga ish-sulmuesi i Francës Dugarry, që e konsideron “idenë më të keqe në botë”.

Ka një fakt që e bën të shpresojë Mbappe, rregullat e France Football nuk e ndalojnë të marrë dy cmime. Lista e kandidatëve për këtë vit do të bëhet e ditur në 8 tetor, ndërsa fituesit në 3 dhjetor. Por deri atëherë ka ende kohë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI