Flash

Dorëzohet Ceferin, VAR do të vendosë në Champions nga 2019

Lapsi.al 27 September 2018
Dorëzohet Ceferin, VAR do të vendosë në Champions nga 2019
Var është gati të vendosë edhe në Champions League. Ka mbërritur në fakt edhe aprovimi përfundimtar për sezonin 2019/20 nga ana e Ekzekutivit Uefa për aplikimin e teknologjisë në fushë. Presidenti i Uefa-s, Aleksander Ceferin, gjatë shortit në Montecarlo e kishte përgënjeshtruar. Sipas numrit 1 të Uefa-s arbitrat nuk janë akoma gati e kompeticioni nuk mund të garantojë impiante e struktura të të njëjtit standard, por aprovimi tashmë është zyrtar. Duke filluar nga sezoni 2019/20, duke filluar nga playoff i gushtit të ardhshëm (për Europa League debutimi shtyhet edhe një vit): debutimi zyrtar i VAR në një kompeticion Uefa do të jetë në Superkupën Europiane në program në 14 gusht në Stamboll. Disa detaje duhet ende të përcaktohen, por siguria është që nuk do të ketë një seli të centralizuar si në Botërorin e Rusisë, por një sallë Var në cdo stadium të skuadrave që do të marrin pjesë në playoff e në fazën e grupeve. "Kemi besim që hyrja e VAR në gusht 2019 do të na japë kohë mjaftueshëm për të ndërtuar një sistem solid", ka deklaruar Ceferin.

Të këshilluara

Ze Maria e Gega, derbi i parë si trajnerë…

Në një ndeshje si ajo në Selaman Stërmasi shumë ka të bëjë edhe eksperienca, ndjesia që të jep fanella. Por natyrisht të gjitha këto përtej kualitetit dhe impak...

10:25

Video/ Dybala rikthehet me gol ndaj Bolonja

Juventus nuk vonon të shënojë golin e parë në ndeshjen e mesjavës kundër Bolonjës në Allianz Stadium. Në minutën e 12 Dybala shënon golin e parë në kampionat dh...

21:17

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI