Flash

Messi apo Ronaldo, në Instagram fiton CR7: ja sa fiton portugezi për një postim

Lapsi.al 27 September 2018
Messi apo Ronaldo, në Instagram fiton CR7: ja sa fiton portugezi për
Futbolli sjell shifra të cmendura pagesash për kampionët e tij, me klubet që mundohen të bëjnë ofertën më të mirë, vetëm se tashmë të ardhurat për futbollistët vijnë në shumë mënyra, sa bëhet e vështirë të mësosh se cili është ai që fiton më shumë në një vit. Cristiano Ronaldo është më i paguari, jo nga klubet, por në rrjetet sociale. Sipas një studimi të revistës Forbes, CR7 është futbollisti që fiton më shumë në Instagram. Me 141 milionë ndjekës, sulmuesi i Juventus përfiton 641mijë euro për një postim, duke lënë pas Lionel Messi me "vetëm" 427mijë. Shifrat, të nxjerra nga një studim i revistës, janë fryt i interaksionit që kanë ndjekësit me profilin e lojtarit përmes, like e komenteve në postime. Me një ndërthurje mes sponsorizimeve, futbollit e familjes, llogaria në Instagram e Ronaldos është një nga më të ndjekurit mës sportistëve. Pas portugezit, për fitime financiare, nuk është vetëm Messi: Neymar (513mijë euro), David Beckham me (257mijë euro për postim), Bale (158mijë), Ibrahimovic (150mijë) e Luis Suarez (128mijë euro). Por të gjithë, përfshirë Ronaldo, janë vite dritë larg nga yjet amerikanë. Klasifikimi i përgjithshëm dominohet nga Kylie Jenner, motra e Kardashian, që me 850 mijë euro për postim është më e pasura në Instagram përpara këngëtares Selena Gomez (684mijë) eRonaldos që është vetëm i treti.

Të këshilluara

Ze Maria e Gega, derbi i parë si trajnerë…

Në një ndeshje si ajo në Selaman Stërmasi shumë ka të bëjë edhe eksperienca, ndjesia që të jep fanella. Por natyrisht të gjitha këto përtej kualitetit dhe impak...

10:25

Video/ Dybala rikthehet me gol ndaj Bolonja

Juventus nuk vonon të shënojë golin e parë në ndeshjen e mesjavës kundër Bolonjës në Allianz Stadium. Në minutën e 12 Dybala shënon golin e parë në kampionat dh...

21:17

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI