Flash

Policia zbulon gënjeshtrën e deputetit të PS-së: Njihet me nënkomisarin Nuhu, janë takuar në Tiranë (Deklarata)

Lapsi.al 27 September 2018
Policia zbulon gënjeshtrën e deputetit të PS-së: Njihet me

Deputeti i PS-së, Rrahman Rraja ka thënë sot gjatë intervistës për 'Panoramen'  se nuk ka qenë në komisariatin e Fushë Krujës dhe nuk është takuar me nënkomisarin Emiljano Nuhu, ndryshe nga çfarë pretendon ky i fundit. Deputeti mohon gjithashtu të ketë ushtruar presion apo ta ketë kërcënuar nënkomisarin.

"Ju faleminderit që më kontaktuat, por unë nuk e njoh fare këtë person dhe as kam shkuar ndonjëherë në zyrën e tij. As jemi takuar ndonjëherë. Gjithçka që ai thotë, janë sajesa, ndoshta për të përfituar azil politik", thote Rraja.

Ndërkohë Policia e Shtetit në deklaratën zyrtare të një dite më parë pranon takimin mes deputetit të PS-së dhe nënkomisarit.

“Takimi mes oficerit Emiljano Nuhu dhe shtetasit e pretenduar R.Rr. dhe R.Rr. në një lokal në Tiranë ka ndodhur. Por nga verifikimet e kryera pas kallëzimit të bërë nga Emiljano Nuhu në Komisariatin nr. 6 në Tiranë dhe më pas referuar në Prokurorinë e Tiranës, rezulton se ata njiheshim shumë më herët, që në kohën kur Nuhu ishte me detyrë në Policinë e Tiranës. Komunikimet e kryera midis tyre përmes aplikacionit ‘Ëhatsapp’ kanë qenë miqësore dhe pa kërcënime. Këto komunikime gjenden të administruara në dosjen hetimore”, thuhet në komunikatën e Policisë së Shtetit.

Pra, deputeti mohon të ketë njohje apo takim me nënkomisarin Emiljano Nuhu, ndërsa Policia e Shtetit pranon që ata janë takuar në një lokal në Tiranë dhe madje kanë shkëmbyer biseda në Whats App, të cilat janë pjesë e dosjes hetimore.

©LAPSI.al 

 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI