Flash

‘Tregu çam’/ PDIU ikën nga Rama, por mbështet Veliajn në Tiranë

Lapsi.al 27 September 2018
‘Tregu çam’/ PDIU ikën nga Rama, por mbështet

Ndonëse PDIU u largua nga koalicioni me Edi Rama, për t'iu bashkuar Lulzim Bashës, këshilltarët e saj në Bashkinë Tiranë bashkojnë votat me këshilltarët e tjerë të PS-së. Këshilltari i PD-së, Fabian Topollaj, thotë se tre anëtarët e Këshillit Bashkiak të PDIU-së i kanë votuar të gjitha propozimet e bëra sot nga kryebashkiaku Erion Veliaj. Ja cfarë shkruan Topollaj në Facebook. 

Për ata që janë gëzuar nga "zgjerimi" i koalicionit opozitar.

Ndryshe nga deklarimi i Kryetarit te Partise per kthimin ne opozite disa jave me pare, sot tre keshilltaret e PDIU ne Bashkine e Tiranes, njesoj si deputetet e te njejtes parti ne Parlament, kane votuar pro miratimit te te gjitha akteve dhe aferave te renda korruptive nga ana e Erion Veliajt ne KeshillIn Bashkiake te Bashkise Tirane.

Edhe pa qene nevoja te prisnin deklarimi e Kryetarit te tyre per largim-perjashtimin nga Tepsia, nese keta keshilltare do t’iu ishin bindur vetem per nje moment vlerava kombetare qe proklamon dhe mbron kjo parti, apo te pakten interesit publik qe edhe sot kane deklaruar qe i udheheq ne ushtrimin e mandatit, do duhet te kishin dale kunder korrupsionit te Veliajt qe diten e pare te punes ne Keshillin Bashkiak. Por dhe kesaj here, fatkeqsisht ndodhi e kunderta. Vajten me Kryetarin e Bashkise, ate qe kontrollon lejet dhe shperndan tendera nga mengjesi ne darke.

PDIU eshte nje parti shqiptare, ndaj nuk eshte as ndonje mrekullli dhe as fundi i botes sa here ajo del apo hyn neper koalicione qeveritare. Edhe keshilltaret respektive jane ne te drejten e vet kushtetuese si kur i binden ashtu edhe kur refuzojne vendimin e partise.

Vetem ju lutem shume per nje gje dhe kryetareve dhe keshilltareve respektive, te pakten na e kurseni shoqerimin e ikejakeve tuaja me ceshtjen kombetare dhe ate te interesit publik. Jo per gje, por nga shpeshtia e ikejakeve, gjithmone per te njejtat arsye, nuk ju beson me askush ne kete vend.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI