Flash

“Arrestoje, por mos e qëllo në kokë” Prindërit e protestuesve denoncojnë dhunën policore

Prindërit e studentëve të ndaluar gjatë protestave në Tiranë denoncojnë dhunën policore dhe arrestimet që i konsiderojnë të padrejta. Mes ankthit për fatin e fëmijëve dhe zhgënjimit nga institucionet, ata rrëfejnë vështirësitë ekonomike, mungesën e perspektivës dhe frikën se të rinjtë që dolën në rrugë për të kërkuar një të ardhme më të mirë në Shqipëri, do të përfundojnë duke u larguar prej saj.

12:47

Ekspertiza/ Xhisiela qëndroi 9 ditë në gjendje të keqe pas dhunës nga djali i deputetit

Lapsi.al 28 September 2018
Ekspertiza/ Xhisiela qëndroi 9 ditë në gjendje të keqe pas

Ekspertiza mjeko-ligjore i konfirmoi prokurorisë se ndaj Xhisiela Malokut është ushtruar dhunë, me një dëmtim që i ka humbur aftësinë e përkoshme për punë deri në 9 ditë.

Në dy ditët e hetimit nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA) janë konstatuar një sërë shkeljesh në trajtimin e padisë së bërë nga Xhisiela Maloku e cila ishte paraqitur për të bërë kallzim ndaj Rexhep Rrahjës, djalit të deputetit socialist Rrahman Rrahja.

Kallzimi dyshohet se ishte për dhunë, përdhunim dhe rrëmbim. Por, pavarësisht ngjarjes së rëndë, vajzës nuk i është ofruar menjëherë urdhër-mbrojtjeje, ndaj për këtë arsye edhe oficeri Gentian Çitozi, i cili i mori çështjen, u pezullua nga detyra pas ankimit të vajzës dhe më pas më datë 25 ndaj tij është regjistruar procedim penal për shpërdorim detyre.

Por, oficeri Çitozi po ashtu dyshohet se gjatë marrjes së kallzimit ka tentuar të lehtësojë pozitat e të dyshuarit Rexhep Rrahja duke mos evidentuar dhunën fizike. Edhe në bazë të asaj që oficeri ka evidentuar, ai nuk ka ushtruar të drejtën e ndalimit me iniciativë.

Megjithëse, sipas deklarimeve të saj, Xhisiela Maloku më pas ka kërkuar që të tërheqë kallzimin, në Prokurorinë e Krujës ka shkuar materiali ku vepra penale ishte zbutur në kërcënim me mesazhe telefonike.

“Më datë 21.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Krujë, për shtetasin R.Rr, vjeç 24, banues në fshatin Zezë, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur e kanosur me anë të mesazheve telefonike shtetasen Xh.M, vjeçe 25. Neni 120 i Kodit Penal”.

Ndërkohë, sipas verifikimeve të SHÇBA-së, oficerit që denoncoi rastin Emijano Nuhu i është deleguar çështja më 27 korrik pas pezullimit të kolegut të tij Çitozi.(TCH)

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI