Flash

FOTO/ Ky është nipi i cili qëlloi për vdekje me thikë gjyshen e tij në Durrës

Lapsi.al 28 September 2018
FOTO/ Ky është nipi i cili qëlloi për vdekje me thikë

Policia ka zbardhur ngjarjen që ndodhi një ditë më parë në Durrës, ku u gjet e pajetë 81-vjeçarja Floresha Shkurti. Në pranga është vënë nipi i saj 21-vjeçar, si autor i dyshuar i vrasjes.

"Është arrestuar në flagrancë nipi i shtetases së mësipërme si autor i dyshuar i ngjarjes, shtetasi Redmon Gruda, 21 vjeç, banues në Durrës", sqaron policia.

Sipas policisë "Gruda, dyshohet se mesditën e datës 27.09.2018, por motive të dobëta ka goditur disa herë me thikë në kokë gjyshen e tij, e cila si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen e menjëhershme".

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale" Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare", parashikuar nga neni 79/c të Kodit Penal.

E moshuara u gjet e vdekur në banesë dhe në trup janë gjetur shenja dhune, kryesisht në pjesën e kokës. E moshuara jetonte me nusen e djalit dhe nipin pasi i djali i kishte vdekur pak vitë më parë.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI