Flash

Nënkomisari që na tregoi një përdhunim në grup

Lapsi.al 28 September 2018
Nënkomisari që na tregoi një përdhunim në grup

Torturat makabre mbi trupin e 25 vjeçares Xhisiela Maloku nuk janë të rënda, vetëm për përdhunimin sitematik, cigaret e fikura në kofshë, goditjet me qytën e pistoletës mbi kokë. Historia e kësaj vajze të masakruar nga njerëz me pushtet politik nuk është vetëm halli dhe fatkeqësia e saj.

Ato janë turpi dhe nënshtrimi i mbarë shoqërisë.

Tani që dosja voluminoze e këtij krimi të shëmtuar po shpaloset orë pas ore, ne kemi mundësi të shikojmë një sistem të kalbur, në çdo ingranazh të të cilit, gjenden njerëz të përkulur dhe të nënshtruar.

Sepse Xhisiela u end më kot në disa dyer komisariatesh dhe të gjithë refuzonin t’ia merrnin denoncimin.

Sepse gjatë kalvarit të saj, që shoqërohej me rrëmbime, kërcënime dhe përdhunime të herëpashershme, ajo u gjend përballë me shefa policie që i thoshin me mospërfillje: “ai që të rreh të do”.

Sepse ajo u ndesh me punonjës rendi që duhet të mbanin anën e viktimës, por që paraqiteshin me krenari si “miq familjeje” të xhelatit.

Sepse “në ndihmë” të saj u thirr me urgjencë një avokat, - ai tani njihet me emër dhe mbiemër-, i cili e braktisi në mëshirë të fatit.

Sepse “për t’u kujdesur” për të, ia behu një psikologe që nuk vërejti as gjurmë dhune dhe as shenja traume.

Sepse kryeprokurorja e re, e dalë pas votimit të reformës në drejtësi, nuk ka bërë asnjë gjë kundër birit të një deputeti që e ka votuar si socialist zgjedhjen e saj të paligjshme.

Sepse gjoja-kolegët e mij gazetarë, u kënaqën me një përgënjeshtrim të ngjarjes, kur ajo u denoncua për herë të parë në korrik, ndërsa tani Xhisielën e përdorën si mish për top, për të shpëtuar Taulant Ballën dhe Rahman Rahjën.

Sepse të gjitha shoqatat e mbrojtjes së grave, që të hidhen në fyt po the një fjalë më tepër për një deputete femër, nuk patën guxim të belbëzojnë për këtë krim të përbindshëm.

Sepse aktivistët e të drejtave të njeriut u bukosën nga frika e përballjes me kriminelët.

Kjo pra është ajo ç'ka Xhisiela nxori në pah: stofi i një shoqërie që është dorëzuar përpara të keqes, që i ka humbur shpresat se ajo mund të luftohet sidomos kur është e veshur me pushtet, që ka bërë paqe të turpshme me mendësinë: "kur të vjen e keqja hapi derën”.

Rasti i saj, përtej dramës së rëndë personale, është tragjik, si simbol i këtij nënshtrimi të përgjithshëm.

Pikërisht kundër kësaj zbythjeje të të tërëve e solli rasti të ngrihej një nënkomisar i zakonshëm, Emiliano Nuhu, i cili vendosi ta denoncojë krimin.

Natyrisht, unë nuk e di nëse qëllimet e tij ishin idealisht të pastra, apo pragmatikisht të kalkuluara. As nuk mund të vë dorën në zjarr, nëse ai është sjellë si një polic model, apo si një njeri që i është dashur të bëjë kompromise me të vërtetën për të përfituar mbrojtje politike.

Por, pavarësisht nga këto, më duken çnjerëzore aludimet që e shohin si një njeri që do digjej nga vettingu, si të blerë me para, si militant partiak, apo si kandidat për azil në Europë.

Para së gjithash ai është njeriu që na ndriçoi për ekzistencën e një krimi të tmerrshëm.

Ai qe një nga të paktët që theu kodin e heshtjes së bashkëjetesës me të keqen. Kjo është arsyeja se pse breshëritë mbi të janë edhe më të mëdha.

Pasi ato nuk vijnë vetëm nga politikanët e prekur drejtpërdrejt. Ato shpërhapen edhe nga ajo pjesë e shoqërisë, që është mësuar me turpërimin, që ka humbur fibrën e rezistencës, që i është nënshtruar këtij përdhunimi në grup, ku askush nuk ka të drejtën të flasë dhe të reagojë për krimet e “të paprekëshmve”.

Xhisielda është pasqyra ku një pjesë e madhe e kësaj shoqërie e sheh veten të njollosur.

Prandaj nuk është çudi që ajo të urrehet në heshtje, njësoj si denoncuesi i rastit të saj po linçohet publikisht.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Rama, narciz i sëmurë apo hajdut i pangopur?

Duke ndjekur intervistën në “Opinion” të Edi Ramës me gazetarët (pjesën për Teatrin Kombëtar), m’u ngjall edhe një herë një pikëpyetje që ngrihet në rrethet g...

17:47

Vjedhja plot SHKELQIM në emër të FUSHES

Pas votimit të 75 deputetëve socialistë, Edi Rama tregoi se është i vendosur t'i shkojë deri në fund aferës së teatrit që  i dhuron 200 milionë euro Shkëlqim De...

14:13

Arkitekti i Ramës dhe arkitekti i Hitlerit

Po “arkitektë oborri” nuk paska? Ashtu si ka pasur dhe ka “poetë oborri”, “piktorë oborri” etj.? Miqtë arkitektë nuk kanë përse ngrysen për këtë çështje të s...

16:33

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI