Flash

Piatek, polaku që ka hapur garën më të madhe të merkatos

Lapsi.al 28 September 2018
Piatek, polaku që ka hapur garën më të madhe të

Gjashtë gola në pesë javë me Genoa (duhet ende të luajë kundër Milan) nuk janë aspak keq për një debutues në Serie A. Krzysztof Piatek në një muaj ka pushtuar Genoan, por më e bukura vjen tani. "Pistoleri" erdhi surprizisht në Liguria, por me golat e tij (duhet patur parasysh edhe katër në Kupën e Italisë kundër Lecce, askush si ai në Europë) është gati ti bëjë tifozët e Grifonit të ëndërrojnë. Të paktën për këtë sezon, duke qenë se mbi të janë hedhur sytë e të gjithë skuadrave të mëdha të Kontinentit të Vjetër.

E para që ka trokitur në portën e Preziosit, ishte Juventus, që është gjithnjë e kujdessshme kur bëhet fjalë për të rinj premtues. Për momentin është vetëm një kontakt sinjalizues, asepse jemi vetëm në fillim të sezonit e cdo aksion më konkret do ishte jo produktiv për të gjithë. Por ndërkohë, bardhezinjtë kanë bërë të ditur interesin e tyre për 23 vjecarin polak.

Presidenti Preziosi për momentin nnuk ka asnjë mendim për të nisur një tratativë, por është koshien se është një rast i artë. Ka blerë nga KS Cracovia një lojtar për 4 milionë euro e i është 5-fishuar vlera në pak javë. Shumë shpejt do të nisë një ankand për Piatek, që do ti kalojë kufijtë e Italisë, sepse për të janë të interesuar edhe Bayern Mynih dhe Chelsea.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI