Flash

“Arrestoje, por mos e qëllo në kokë” Prindërit e protestuesve denoncojnë dhunën policore

Prindërit e studentëve të ndaluar gjatë protestave në Tiranë denoncojnë dhunën policore dhe arrestimet që i konsiderojnë të padrejta. Mes ankthit për fatin e fëmijëve dhe zhgënjimit nga institucionet, ata rrëfejnë vështirësitë ekonomike, mungesën e perspektivës dhe frikën se të rinjtë që dolën në rrugë për të kërkuar një të ardhme më të mirë në Shqipëri, do të përfundojnë duke u larguar prej saj.

12:47

Zjarrvënia e qëllimshme/ Policia arreston 3 persona, plan masash për parandalim

Lapsi.al 28 September 2018
Zjarrvënia e qëllimshme/ Policia arreston 3 persona, plan masash

Nisur nga rastet e shtuara dy javët e fundit të zjarrvënies me qëllim apo nga pakujdesia, Policia e Shtetit prej datës 21 Shtator ka hartuar një tjetër plan masash shtesë kundër zjarreve për parandalimin e zjarreve në pyje-kullota, evidentimin e autorëve kapjen dhe vënien para përgjegjësisë së tyre.

Sipas policisë ky plan masash vjen edhe zbatim edhe të porosive të lëna nga Ministri i Brendshëm për këtë qëllim gjatë takimit të zhvilluar me strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit në qendër e në bazë javën e kaluar.

"Të gjithë Specialistët e Zonave kanë marrë detyrë dhe janë shpërndarë në të gjitha zonat që ata mbulojnë, ku kanë rimarrë dhe po vijojnë kontaktet me të gjithë barinjtë që kanë kullota në shfrytëzim, apo me banorët të cilët nga pakujdesia shkaktojnë zjarr ku shpesh këto zjarre kanë dalë jashtë kontrollit duke shkatuar pasoja në pronën private. Po koordinohen veprimet me shtabin e emergjencave në Prefekturë, përfaqësuesit e njësive administrative dhe drejtoritë/inspektoriatet rajonale të Mjedisit/pyjeve për të bërë të mundur parandalimin e zjarreve si dhe për të evidentuar dhe vënë para përgjegjësisë ligjore autorët e zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia. Zëvendës/Drejtorët e Policive Vendore po zhvillojnë takime me banorë të zonave buqësore dhe blektorale , me qëllim ndërgjegjësimin e tyre për të parandaluar zjarrvënien e qëllimshme për të hapur kullota apo edhe zjarrvënien nga pakujdesia", thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu janë angazhuar për parandalimin e zjarrvënies, si dhe për evidentimin e autorëve edhe agjentët e Policisë Kriminale.

"Si rezultat i zbatimit të masave shtesë, javën e fundit janë evidentuar dhe proceduar penalisht 24 autorë të zjarrvënies së qëllimshme apo nga pakujdesia, në Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë , Berat , Elbasan , Lezhë, Shkodër e Korçë. Janë arrestuar në flagrancë 3 autorë, janë ndalur dy si dhe janë shpallur në kërkim dy të tjerë", sqaroi policia.

Nga Strukturat e Policisë së Shtetit, për periudhën Janar -20 Shtator janë proceduar në shkallë vendi 82 autorë, prej të cilëve 11 autorë janë arrestur, 7 autorë janë ndaluar, 25 autorë në gjendje të lirë dhe 39 autorë shpallur në kërkim.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e banorëve për të parandaluar zjarrvënien dhe fton ata të denoncojnë në kohë në numrin 112 çdo rast sado të vogël të shkaktimit të zjarrit në toka buqësore, kullota apo pyje.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI