Flash

Akuzat e përdhunimit: Ronaldo denoncon Der Spiegel

Lapsi.al 29 September 2018
Akuzat e përdhunimit: Ronaldo denoncon Der Spiegel

"Reportazhi i Spiegel është ilegal": me këto fjalë fillon komunikata e avokatit gjerman të Ronaldos, Christian Schertz, shpërndarë sot për të denoncuar "ndërhyrjen e papranueshme në privatësinë" e futbollistit nga ana e të përjavshmes gjermane, që ka publikuar një reportazh të ri në lidhje me akuzat e supozuara për përdhunim që u lëshuan mbi sulmuesin nga një grua amerikane, fakt që i takon vitit 2009. Gruaja që më parë ishte anonime ka dalë hapur: quhet Kathryn Mayorga. Vetëm se për këtë reportazh Der Spiegel është denoncuar nga avokati i CR7.

Cështja u përfol vitin e kaluar, kur Football Leaks, ndërkombëtarja që tenton të nxjerrë në publik punët e pista të futbollit, e kishte akuzuar CR7 për dhunë seksuale. Fakti i takon 13 qershorit 2009 e sipas dosierit ka ndodhur në Las Vegas, në verën që shënoi kalimin e portugezit nga Manchester Utd tek Real Madrid: CR7 thuhet se ka patur raport seksual me gruan kundër dëshirës së saj, e më pas ka paguar për ta mbyllur cështjen.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI